Varrimi i gazetares palestineze së Shireen Abu Aqla, e cila u vra nga forca izraelite në Bregun Perëndimor ka shkaktuar një valë zemërimi.
Gjatë funeralit të gazetares, ka pasur trazira, pasi policia izraelite ka goditur të pranishmit që ishin grumbulluar për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetares.
Arkivoli i saj pothuajse ra, kur policia e cila po përdorte shkopinj gome, u fut në një turmë palestinezësh duke i tentuar që t’i shpërndajë.
Policia tha se ata vepruan pasi u qëlluan me gurë.
Abu Aqla u qëllua për vdekje në rrethana të panjohura ditën e mërkurë. Vrasja është dënuar gjerësisht.