Arlinda Morava, sopranoja shqiptare
prek majat e suksesit në Rumani

Arlinda Morava, sopranoja shqiptare<br />prek majat e suksesit në Rumani
Sopranoja Arlinda Morava ishte e ftuara speciale ne Koncertin Memorial organizuar për nder të Mbretëreshës Ana të Rumanisë, nga Kori Mbretëror.

Sopranoja e mirënjohur shqiptare Arlinda Morava, e cila debuton prej vitesh me mjeshteri ne skenat e Bukureshtit, Tiranës, Zyrihut, Vjenes, Kostances.etj, pjesët më të bukura të repertorit operistik botëror, ishte e ftuar speciale e Pallatit Mbretëror Rumun, në qytetin e Kluj-it me rastin e nje Koncerti Përkujtimor për ndarjen nga jeta të Madhërisë së saj Mbretëreshës Ana të Rumanisë,nga Kori Mbretëror.

Në këtë eveniment merrnin pjesë Lartësia e tij Princi Radu i Rumanisë si dhe një numër i madh personalitetesh nga Familjet Mbretërore Evropiane, si  dhe përfaqësues të shtetit dhe Kishës Rumune.

Ja si e prezantuan interpretimin e saj në skenë:
Sopranoja Arlinda Morava është prezantuesja e vendit të saj, Shqipërisë, në formën më fisnike të shfaqjes së një kombi, kultura!
Studimet në Universitetin Kombetar te Muzikes në Bukuresht i kanë dhënë privilegjin të përforcojë akoma më shumë traditat të cilat lidhin popullin tone me atë shqiptar.
Në vitet që pasuan diplomimin në muzikë, ndërtoi një karrierë të shkelqyer duke interpretuar role te cilat kane pushtuar publikun si në Rumani ashtu edhe në vendin e saj te lindjes, Shqiperi por edhe më gjerë në Europë.
Prezenca e saj me zërin e mrekullueshëm dhe me mjeshtrinë aktoreske, sjell gjithmonëë kënaqësi që ka surprizuar kritikët më të mëdhenj dhe ka argëtuar auditorin me spontanitetin dhe ekspresivitetin e interpretimeve te saj.
Në këtë mbrëmje na nderon me interpretimin e punimit te kompozitorit Christian Alexandru Petrescu “Ave Maria”.
Në këtë vit hiri, ky punim i dedikohet kujtimit të Mbretëreshës Ana, kësaj mbretëreshe të guximshme, e cila ka jetuar nën frymëzimin dhe mbrojtjen e denjë shpirtërore të
Nënë Terezës, shenjtores së cilës i gjithë njerëzimi i dedikon këto ditë homazhet më të ngrohta dhe më të devotshme për dashurinë ndaj Zotit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë