Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë ushtarët e saj nga Ukraina dhe të ndërpresë mbështetjen e separatistëve.
Stoltenberg, bën përgjegjës separatistët për shkeljen e armëpushimit më të fundit në lindje të Ukrainës. Ai deklaroi se separatistët në Debaltseve kanë sulmuar forcat e Ukrainës me armë të rënda luftarake, armë të siguruara sipas tij nga Rusia.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kërkoi nga drejtuesit e Moskës që "të tërheqin të gjitha trupat nga lindja e Ukrainës, të ndërpresin mbështetjen ndaj separatistëve dhe të sigurojë që ata të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Minsk".
Stoltenberg pohoi për më tepër se NATO do të vazhdojë të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, e do të kontribuojë në modernizimin e ushtrisë ukrainase.
Më herët presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko deklaroi se trupat ushtarake të Kievit po largoheshin nga zona e konfliktit e deri në mbrëmje, në respektim të marrëveshjes së armëpushimit.
Qyteti Debaltseve në lindje të Ukrainës, ku janë përqendruar luftimet intensive gjatë ditëve të fundit, ka një rëndësi strategjike si urë ndërlidhëse ndërmjet Donetsk dhe Luhansk, dy qyteteve më të mëdha që ndodhen nën kontrollin e separatistëve.
Ministrat e Mbrojtjes së BE-së, të mbledhur nën kryesimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini do të punojnë për të zhvilluar një strategji kundër luftërave "hibride", në një kohë kur perceptimi i kërcënimit të Rusisë është forcuar në vendet Baltike. Përballë aneksimit të Krimesë pa përdorur armë nga Rusia dhe paqëndrueshmërisë në lindje të Ukrainës, vendet Balltike kanë filluar të shqetësohen se mund të jenë objektiv i luftërave hibride të cilat parashtrohen nga metodat e parregullta.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com