TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shkruar sërish për protestën që po zhvillohet përpara selisë së kryeministrisë. “Rinia e mrekullueshme shqiptare e tëra në protestë për shëndetin, jetën, dinjitetin, sigurinë tonë!”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.

“Qeveria e vendosur në premtimin e saj. Të gjithë në protestë në mbështetje të të rejave dhe të rinjve që po protestojnë kundër mashtrimit të Edi Ramës dhe armëve kimike në Shqipëri. Ata po protestojnë për shëndetin, jetën, dinjitetin, sigurinë tonë!

Zoti i bekoftë ata, familjet dhe protestën e tyre!!”, përfundon ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)