TIRANE- Ish kryeministri Berisha në një prononcim për median në oborrin e Parlamentit deklaron se PD është kundër armqëve kimike në Shqipëri. Deklarata ndërsa para hyrjes së parlamentit zhvillohen protesta kundër ardhjes së armëve kimike.
“Referendumi është një rrugë demokratike por ndërkohë nuk do të pranojmë qoftë edhe një shkrepje të vetme, mbushje armësh kimike në Shqipëri. Basha e shprehu të qartë si kristali qëndrimin e PD-së. PD është në mënyrë kategorike për një Shqipëri pa armë kimike, dhe mbushje kimike.
Ai që krahason plastikat dhe letrat me armë kikime ka problem të madh mendor psikologjik e të gjithanshëm ,është listë jeshile që qarkullon me pasaportë europiane, ndërkohë që shkatërrimin e armëve kimike po e refuzojnë vendet moderne. SHBA e Rusia që kanë një territor sa 1/3 e planetit të gjejnë zgjidhjen. Gjetën Shqipërinë si kikirik në hartë. Jo. Në territorin shqiptar nuk ka asnjë lloj kushti për të bërë këtë proces. “- tha Berisha.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com