SHKODER- Edhe deputetja e PS-së Mimoza Hafizi renditet në krah të deputetëve të mazhorancës kundër armëve kimike siriane në Shqipëri. Zv/ministri Arben Isaraj thotë se nga protesta nxirren dy mësime.
“Shqipëria nuk i ka kushtet për asgjësimin e armëve kimike. Jemi një vend i vogël pasi ky proces mund të realizohet në vende të mëdha.”- tha Mimoza Hafizi sot në Shkodër ku ishte e ftuar në një seminar për mbrotjen e liqenit të Shkodrës.
Më tej ajo thotë se “Kryeministri Rama është më atdhetari në këtë vend, dhe do të dëgjojë popullin” E pyetur nëse do të votojë pro apo kundër ajo tha se do të votonte në Parlament ashtu siç do të kërkojnë qytetarët e Shkodrës.
Zv/ministri Arben Isaraj thotë se nga protesta nxirren dy mësime.
"DY MESIMET E PROTESTES
1. Sot nuk eshte e rrezikshme te kesh te drejte, kur Qeveria e ka gabim.
Sot degjohesh dhe nuk vritesh aty ku proteston.
2. Sot hipokrizia politike ka kapur majat, ne media dhe ne sheshe.
Sot hipokrizia politike, si shfaqje e atyre politikaneve, te cilet pasi prene, me dhune, per 8 vjet deget e pemes se jetes per shqiptaret, duan te ngjiten ne trungun e saj cung dhe te mbajne fjalime publike per mbrojtjen e pyjeve.
Dhe kush ????? Ata qe jo larg po 2012-ten, rikthyen turpshem specialistet amerikane ne ambjentet e demontimit kimik, pasi u zbuluan, se si hajdute dhe kriminele, kishin vecuar nga procesi i shkaterrimit "pak" ampula SARIN, per te arken e familjes politike."- shkruan Isaraj në facebook.
DEPUTETI I PS-SE FATMIR TOÇI:RAMA DO DEGJOJE POPULLIN
Deputeti shkruan në facebook
"FJALA E SHQIPTARËVE PËR ARMËT KIMIKE
Edhe pse nuk ka asnje vendimmarrje zyrtare të çështjes dhe as një qëndrim zyrtat e publik të qeverisë, ndjeshmëria popullore kundër pranimit të sjelljes së armëve apo lëndëve kimike në Shqipëri flet shumë për sjelljen tonë politike dhe qëndrimin që duhet të mbajmë në lidhje me këtë çështje, tashmë të ndërkombëtarizuar.
I quaj normale kontaktet dhe komunikimet me qeverisë me partnerët tanë për probleme strategjike që kanë të bëjnë me sigurinë në rajon e më tej, kundër luftrave dhe zgjidhjen e konflikteve kudo që shpërthejnë dhe përpjekjet e kontributet e përbashkëta, seicila me mundësitë e saj. Gjithashtu kam besimin e plotë te Qeveria ime se do të dijë të marrë vendimin e duhur duke vlerësuar efektet positive dhe negative të kësaj ndërmarrjeje, por duke dëgjuar edhe zërin e shqiptarëve që na kanë votuar me plot besim, si kurrë ndonjëherë dhe na kanë besuar fatin e jetës së tyre dhe të fëmijëve të tyre".
Unë jam në këtë Kuvend për të dëgjuar dhe sjellë edhe zërin, dëshirën dhe vullnetin e njerëzve që më kanë votuar, dhe kërkesave të pafundme të tyre për tu shprehur qartë dhe për t’i mbështetur në shqetësimin e tyre unë sot u them se, si gjithmonë, do të jem përkrah tyre.
Në kushtet aktuale të vendit dhe situatën e krijuar jam i bindur se qëndrimi ynë në përputhje me vullnetin e shqiptarëve kudo që janë do të ishte më i drejti, jo vetëm për garancinë dhe sigurinë e jetës së tyre, por edhe për dinjitetin dhe rritjes së imazhit të vendit përpara gjithë botës."
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com