TIRANË - “Parlamenti të mblidhet menjëherë që qeveria mos marrë asnjë vendim të vetëm, derisa populli shqiptar të shprehet drejtpërdrejt për lejimin ose jo të armëve kimike në Siri”. Këtë ka propozuar ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi për armët kimike në Shqipëri.  
 
Kjo kërkesë e grupit demokrat do të jetë pjesë e një mocioni në Kuvend “për mashtrimin publik që kryeministri iu bën qytetarëve se do dalim më të pastër dhe krenarë, duke mashtruar publikisht qytetarët se ky është detyrim i NATO-s”.
 
“Mediat ndërkombëtare po përgënjeshtrojnë këtë kryeministër, që po fut në panik një komb të tërë. Parlamenti të mblidhet menjëherë që qeveria mos marrë ansjë vendim të vetëm, derisa populli sirian të shprehet drejtpërdrejt për lejimin ose jo të armëve kimike në Siri”, shtoi Halimi.
 
“T’i bëjmë të ditur këtij kryeministri që po sillet me standardin e satrapit oriental. Për këtë çështje kaq jetike duhet të vendosin shqiptarët me referendum kushtetues për ardhjen në Siri të armëve kimike të Sirisë. Për një çështje kaq themelore sa jeta e qytetarëve shqiptarë do vendosin vetëm ata. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet, i atyre që kanë lindur dhe që s’kanë lindur. Qeveria duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve”, ka shtuar Halimi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)