TIRANE- Debate në komisionin e Jashtëm për armët kimike siriane. Kryetari i PR-së Fatmir Mediu kërkon qeveria të japë informacion për këtë cështje.

Debati është nxehur në një moment kur Arta Dade e PS-së i ka thënë Mediut, ish ministër i Mbrojtjes se kishte eksperiencë nga shpërthimet duke i kujtuar tragjedinë e Gërdecit.
 
Mediu: Ka mundësi që ky komision të kërkojë shpjegime nga qeverai për një problem për armët kimike qe dhe ne të kemi një informacion.
Ruçi: Ne e kishim ministrin e Jashtëm. S’ka zhvillime. Që të kërkosh sërish ministrin e Jashtëm ka një procedure.
Mediu: Ka mundësi që ky komision të marrë një kërkesë. Nëse do të vijë ministrja e Mbrojtjes të na flasë për këtë shqetësim.
 Dade: Ju i dini mirë se keni qenë ministër keni eksperiencën edhe nga përvoja nga shpërthimet..keni Gërdecin.
 Mediu: S’dua të ketë më shperthime.
Ruçi: Mos e ngrini zërin  
 
Mediu: Pse kam frike nga ty.
Ruçi: Dakordohuni si opozitë se jeni të çakorduar. ..

(sg/shqiptarja.com)