"Në këtë orë ankthi të tejskajshëm të shkaktuar nga sjellja e papërgjegjshme e Edi Ramës. Ky i fundit është zhdukur pa lënë gjurmë dhe nuk jep përgjigje për çfarë populli kërkon; një deklarim të prerë kundër sjelljes së armëve kimike dhe asgjësimin në territorin e vendit. Është zhdukur me pretendimin e vizitave, që duket se nuk janë materializuar, përkundrejt shqiptarëve, që po protestojnë dhe kërkojnë transparencë", ka thënë Basha.
Ai ka theksuar se aventurizmi, sensi i papërgjegjësisë e ka karakterizuar këtë çështje që nga fillimi, e ka detyruar Ramën në një zigzage gënjeshtrash, nga një anë ndaj qytetarëve, dhe ana tjetër gënjeshtrën ndaj aleatëve. Të gënjejë aleatët apo shqiptarët, e ka vijuar duke i gënjyer të dyja palët".
Basha ka kërkuar që Rama t’i japë fund kësaj maskarade; të dalë dhe të bëjë transparencën e plotë pro interesit të shqiptarëve. "Shqiptarët s’kanë pse kalojnë asnjë orë të vetme në ankth e jo më orë të tëra". Basha ka garantuar se opozita do jetë e pranishme si qytetare pranë qytetarëve shqiptarë; të respektohet integriteti fizik i çdo qytetari shqiptar, të mos merren vendime që rrezikojnë shëndetin publik; t’i thuhet jo ardhjes së armëve kimike. Nuk kemi asnjë çështje më të rëndësishme se kjo".
Pasi ka theksuar se protesta jonë është tërësisht në krah të qytetarëve shqiptarë, Basha ka kujtuar se "PD ka hedhur gjithë hapat institucionalë". "Uroj që ky apel mos bjerë në vesh të shurdhër dhe miliona shqiptarë mos vazhdojnë me ankthin që i ka përpirë. T’i japë fund heshtjes, gënjeshtrave dhe mashtrimeve dhe të marrë një qëndrim të prerë pro interesit publik, kundër armëve, të ndalë strucin, që po bën", përfundoi deklaratën Basha.
ORA: 10:00 PD DEPOZITON KËRKESË PËR REFERENDUM POPULLOR MBI ARMËT KIMIKE
Partia Demokratike do të depozitojë sot kërkesën për referendum popullor në lidhje me sjelljen e armëve kimike në Shqipëri. Deklarata është bërë sot nga kreu i PD-së. Lulzim Basha gjatë fjalës së tij përpara grupit parlamentar. Gjithashtu Basha, ka deklaruar se do të se, PD, do të depozitojë edhe kërkesë për mocion me debat.
“Alarm dhe frikë në rritje, pas lakjmeve se Shqipëria do të jetë destinacion i armëve kimike. Shqiptarët i madh dhe i vogël pyesin ç'po ndodh, kërkojnë të dijnë të vërtetën nga Kryeministri i tyre, që është investuar personalisht dhe vetëm në këtë proces. Që nga dita e parë, PD kërkoi shpjegime”, deklaroi Basha.
Sipas tij kjo është, “heshtje arrogante ndaj zërave të mijëra qytetarëve. Si kryetar i PD-së dhe i opozitës, kërkova që të mos rrinte si struci. Foli, por mashtroi. Edi Rama është dy herë gënjeshtarë, edhe me publikun shqiptar dhe me ata që ka aluduar se drejton këtë vend, sikur nuk ka opozitë. E nisi, por e vazhdon dhe shpreson të dalë me mashtrime. Si jo rrallë herë në këto vite, ai prap nuk do të dëgjojë zërin e popullit dhe opozitës”.
“Tani jo më. Tani është rradha jonë. PD-ja është e vendosur që të ndalojë këtë gjë. PD-ja do të depozitojë sot kërkesën për referendum. Për këtë çështje jetike duhet të vendosë i gjithë populli. Për ne zëri dhe vullneti juaj është gjëja më e shtrenjtë”, theksoi Basha.
Sipas tij, “bashkë me kërkesën për referendum grupi PD do të depozitojë kërkesën për mocion me debat për kryeministrin e pasinqertë mashtrues e turbullues për qytetarët.
Aleatët tanë e dinë kontributin tonë për paqen në rajon. Shoqëria e lirë shqiptare nuk mund e nuk do të pranojë kurrë të trajtohet nga kryeministri si një çiflig personal . Me njerëzit e lirë do të shpëtojmë votën e lirë, demokracinë e do të ruajmë Shqipërinë.”
Redaksia online
(sg/ac/mag/shqiptarja.com)