TIRANË - Deputeti demokrat Tritan Shehu, duket se është pro vendimit që në Shqipëri të sillen armët kimike siriane, me qëllim shkatërrimin e tyre. Në një shënim në profilin e tij në Facebook, Shehu, shkruan se, “ka shpërthyer një debat në lidhje me mundësinë e shkatërrimit të një pjese të arsenalit kimik sirian në vendin tonë”.

Sipas tij, “debatet publike janë shfaqje të emancipimit, por nuk duhet të jenë që në nisje të para orientuara”.

Deputeti demokrat shkruan se, në këtë mënyrë, këto debate “ngjajnë veçse, ose emocionale, ose spekullative. Qartësisht aspak profesionionale”.
 
tritan shehu
(Në foto: Shënimi i deputetit të PD, në Facebook)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)