Kanë mbetur në burg dy të arrestuarit gjatë operacionit “Moglica”. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së “arrestit në burg” për Adil Mersinllarin dhe Bledar Muçollarin. Togat e zeza kanë vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e prokurorisë dhe nisur nga kjo situatë, është vendosut mbyllja në qeli e të arrestuarve, deri në mbylljen e hetimeve.
Një hetim i nisur 6 muaj më parë nga prokuroria dhe policia e Tiranës, ka zbuluar një depo me armë të rënda dhe municione në Moglicë të Korçës. Së bashku me arsenalin e madh të armatimit dhe municionit të sekuestruar, policia e Tiranës dhe ajo e Korçës kanë vënë në pranga dhe dy persona të tjerë, si 42-vjeçarin Adil Mersinllari dhe 32 vjeçarin Bledar Muçollari.
Ndërkohë që për të zbuluar dhe bashkëpuntorët e tjerë të dy personave të arrestuar në kushtet e flagrancës, policia ka kryer kontrollo në disa banesa, duke shoqëruar në ambjentet e policisë së Korçës, plot 16 persona.
Nga sa mësohet ka qënë një informacion operativ se personat e arrestuar dhe disa shokë të tyre posedonin armë dhe municione të ndryshme, të cilat herë pas here i tregtonin tek persona të tjerë, kontigjent kriminal. Informatori tregonte se Bledar Muçollari dhe Adil Mersinllari në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, herë pas here kryenin takime me persona të ndryshëm, duke ju servirur në këmbim të parave armë dhe municione.
Në informacion nuk jepet detaje se ku mund të shkonin këto armë, por fillimisht dyshimet e policisë janë krijuar për trafikimin e tyre në Maqedoni.
Nisur nga kjo situatë, prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penale ndaj personave të implikuar në këtë trafik, duke kryer një sërë përgjime dhe mbajtje në kontroll në distancë të personave të dyshuar. Për të hyrë në komunikim direkt me personat e dyshuar se kryenin tregtimin e armëve, hetues të prokurorisë dhe policisë së Tiranës kanë vendosur të futin një agjent policie, ku ky i fundit është futur si blerës,duke ndërmjetësuar me të arrestuarit.
Mes “blerësit” dhe personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë zhvilluar disa takime ku është rënë dakort për mënyrën se si do të silleshin armët dhe cila do ishte çmimi.Nga sa mësohet agjenti i policisë, kërkonte një sasi armësh për të blerë, pasi këto armë të rënda do kalonin në Maqedoni me qëllim shpërdarjen e tyre mes bazave të shqiptarëve në këtë shtet.
Mirëpo e gjitha kjo ka qënë një mashtrim. Dy të arrestuarit dhe disa persona të tjerë të joshur dhe nga vlera e çmimit që u kishte dhënë agjenti i policisë, kanë rënë dakort të nxirnin arsenalin e armëve të rënda, duke përfshirë, mitrolozë të rëndë,mortaja, predha mortaje, qindra granada dore sulmi, mbi 1600 fishekë, etj.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com