Armët, Wollfarth: Opozita i
ka instrumentat për të hetua

Armët, Wollfarth: Opozita i <br />ka instrumentat për të hetua
GRAMSH - Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, ftoi sot opozitën që të ushtrojë të gjitha funksionet e saj kontrolluese në lidhje me akuzat për një trafik të paligjshëm armësh ku dyshohet të jenë përfshirë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Wollfarth pranoi se nuk ka informacion konkret për t’u shprehur ai vetë mbi këtë çështje, por theksoi se opozita i ka të gjitha instumentat ligjore për të hetuar.

Nga ana tjetër, zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, që shoqëronte Wollfarth në Gramsh në përurimin e sistemit të kamerave në pikën e demontimit të armëve, tha se Shqipëria gëzon të gjitha të drejtat ligjore për të shitur armë legalisht. Sipas tij, ky proces është kryer në transparencë të plotë.

Opozita kohët e fundit ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se është përfshirë në afera korruptive që kanë të bëjnë me tregtinë e armëve. Për këtë ajo ka kërkuar që Parlamenti të ushtrojë funksionet e tij kontrolluese dhe të dërgohen një grup deputetësh në këtë dikaster për të kryer verifikime.

Një kërkesë e tillë është miratuar unanimisht në Komisionin e Sigurisë Kombëtare por pavarësisht nga kjo ministri i Mbrojtjes Imami nuk ka lejuar deputetët që të kontrollojnë ministrinë e tij, gjë që nga opozita është cilësuar si një shkelje e hapur e Kushtetutës.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë