Dronët turq “Bayraktar” u bënë të njohur nga lufta në Ukrainë ku autoritetet u mbrojtën nga bombardimet ruse, po kërkohen edhe nga Serbia. Vuçiç po konsiderohet nga Erdogani si konsumator i veçantë kur bie fjala për dronët “Bayraktar”.
Sipas mediave turke presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka folur vetë me Erdogan, i cili e ka miratuar në parim kërkesën.
“Dy ditë më parë, gjatë takimit me presidentin e Turqisë, Erdogan, kam shprehur interesimin për të blerë Bayraktarët nga Turqia dhe Erdogan më ka premtuar se ne do t’i marrim ato. Do t’i kemi edhe këto armë në inventarin e Ushtrisë Serbe”, ka thënë Vuçiç.
Sipas mediave turke, dronët “Bayraktar” i janë shitur të paktën 22 shteteve në botë.
Dronët i do edhe Kosova, por synon t’i marrë diku tjetër. Në shkurt, Presidentja Vjosa Osmani e kishte vizituar fabrikën për prodhimin e këtyre dronëve në Stamboll.Por, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara në tetor të vitit të kaluar, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj kishte marrë mbështetje nga SHBA-ja për krijimin e kapaciteteve ushtarake që i nevojiten FSK-së. Ndër tjerash, ai e pati përmendur edhe blerjen e dronëve nga Amerika.
“Po kemi diskutuar, këto janë në proces, jo vetëm dronat por edhe blerje të tjera. Jemi në koordinim e sipër për mënyrën se si do të funksionalizohen”, kishte thënë ai.
Sondazhi i ditës:
A duhet të miratohet ligji për amnistinë fiskale deri në 2 milionë euro?
-
Po
43.2%
-
Jo
48.7%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 273
Lajme të tjera
-
Politikani turk shpalos flamurin para Parlamentit të Greqisë: Mitsotakis hiq dorë nga armët, le të bëjmë paqe! (VIDEO)
26 Qershor, 09:00
-
Media serbe: Deklaratat e Putinit për Kosovën? Thikë pas shpine mes vëllezërish
26 Qershor, 07:36
-
Turqia drejt rikthimit të dënimit me vdekje?
25 Qershor, 20:12
-
Ambasadorët amerikanë të Ballkanit Perëndimor takohen këtë javë me liderët e DASH, zbulohet fokusi i bisedimeve
24 Qershor, 20:31
-
Marrëveshja me Serbinë, 'Elektrosever' merr licencën për furnizimin e veriut me energji elektrike
24 Qershor, 14:49
-
Kosovë/ Të premten pritet fillimi i zbatimit të marrëveshjes për energjinë
23 Qershor, 13:03
-
Turqia: Kemi nisur hetim për pretendimet e Rusisë për vjedhjen e grurit ukrainas
23 Qershor, 12:59
-
Deputeti i CDU kritikon Scholz, pasi deklaraoi që Serbia duhet të njohë Kosovën: Deklaratë amatoreske e kancelarit në Beograd
23 Qershor, 09:27
-
Arrihet marrëveshja mbi eksportin e grurit mes Turqisë dhe Rusisë
22 Qershor, 15:36
-
Samiti i BE-së, Rama: Duket se do të dëgjojmë një tjetër ‘Jo, më fal’ për hapjen e negociatave! Çfarë duhet të bëjmë ne atje?!
21 Qershor, 13:59
-
Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të marrëveshjes për energjinë! Rama: Kjo është rruga e duhur! BE përgëzon Kurtin dhe Vuçiç
21 Qershor, 12:32
-
Pogradec/I dënuar me 21 vite burg për mashtrim në Turqi, arrestohet 42-vjeçari turk, hiqej si fizoterapist, i gjenden çeqe në shuma të mëdha monetare
20 Qershor, 17:06