Kreu i FSHF-së, Armand Duka, tregoi për mediet se ia ka ofruar Kombëtaren trajnerit Besnik Hasi disa vite më parë, por ky i fundit u tërhoq pasi i ofruan Anderlechtin në Belgjikë.
"Trajner shqiptar për Kombëtaren? Kam ofruar realisht të paktën një herë, i cili ka qenë Besnik Hasi. Në momentin e fundit kur ishim në finalizimin e kontratës, Besniku u tërhoq sepse e kërkoi Anderlechti. Padyshim e kam menduar dhe padyshim e mendoj. E para i kam ofruar trajnerit aktual nëse ka dëshirën për të vazhduar, pastaj janë edhe kushtet nëse kënaqen palët. Kjo gjë do të ndodhë para se të vijnë ndeshjet e qershorit”, tha Duka.
Lajmi kryesor:
'Me Sylvinhon kemi bërë kualifikueset më të mira në histori', Armand Duka i lë 'derën hapur' trajnerit të Kombëtares: Të vazhdojë nëse ka energji, e vendosim para qershorit








