LUGINA E PRESHEVËS - Bashkorganizimi i Kampionatit Europian 2027 për 21-vjeçarët nga Shqipëria dhe Serbia vijon të përplasë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe grupimin e Tifozave Kuq e Zi (TKZ) të kombëtares.

Së fundmi, Armand Duka, kreu i FSHF-së ishte në një vizitë në Luginën e Preshevës ku Federata organizoi një turne për fëmijët. Tifozat Kuq e Zi nuk e kanë lënë me kaq, teksa në këtë turne kanë protestuar në mënyrën e tyre.

Në një pankartë vendosur pranë fushës së lojës shkruhej: "Jo bashkë me shtetin që na mohon. Jo Euro 2027 me Serbinë".

Përplasja e TKZ-së me FSHF-në erdhi fill pasi UEFA miratoi kërkesën e dy federatave që Euro 2027 të zhvillohej në Shqipëri dhe Serbi. Për këtë Tifozat Kuq e Zi kanë mbetur edhe jashtë stadiumeve për ndeshjet e Kombëtares, me FSHF që u 'hakmorr' për rebelimin e tyre.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?