Duka refuzoi akreditimin e gazetarit të Report Tv për ndeshjet e kombëtares, reagon Lëvizja e Gazetarëve: Censura nuk i shërben askujt! FSHF s’është pronare e kombëtares shqiptare

Duka refuzoi akreditimin e gazetarit të Report Tv për ndeshjet e kombëtares, reagon Lëvizja e Gazetarëve: Censura nuk i shërben askujt! FSHF s’është pronare e kombëtares shqiptare

Armand Duka

Lëvizja e Gazetarëve ka dënuar censurën që FSHF ka vendosur ndaj Medias dhe Gazetarëve, duke refuzuar akreditimin e Report Tv për ndeshjet e Kombëtares. Me një njoftim në Facebook, Lëvizja e Gazetarëve i kërkon FSHF të rishohë vendimin, teksa shkruan se censura dhe arroganca si shërben askujt, aq më tepër informimit publik. Sipas Lëvizjes së Gazetarëve, FSHF s’është pronare e kombëtares shqiptare, futbollit shqiptarë e aq më pak e diktimit dhe informimit publik.

"Reagim për censurën që FSHF vendos ndaj Medias dhe Gazetarëve. Në një akt të pashembullt Federata Shqiptare e Futbollit, refuzoi pa arsye e motivacion të akreditoj gazetarin Ernest Koçi dhe Redaksinë e ReportTv të ndjek ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji në tribunën e dedikuar gazetarëve. Sipas këtij e-maili në dijeni të këtij refuzimi janë z.Armando Duka kreu i fshf! z.Ilir Shulku sekretar i përgjithëm i FSHF! Kjo dijeni e tyre tregon që ky është një vendim i strukturave të FSHF, si shenjë "hakmarrje" për çka është raportuar prej disa javësh nga kjo redaksi për situatën me parregullsit zgjedhore në këtë Federatë. Ne si lëvizje kërkojmë që FSHF të rishohë menjëherë vendimin dhe të mos censurojë median. Të mos censurojë gazetarët, si në rastin e kolegut Ernest Koçi i cili prej vitesh ndjek rubrikat sportive dhe gjithmonë është akredituar. Censura dhe arroganca si shërben askujt, aq më tepër informimit publik. FSHF s’është pronare e kombëtares shqiptare, futbollit shqiptarë e aq më pak e diktimit dhe informimit publik. Në kushtetutë e drejta e informimit është e saknsionuar, ndaj ky rast siç FSHF pretendon për ndërhyrje politike në punët e saj do të ndikojë në raportet e organizmave ndërkombëtare për lirinë e medias dhe të drejtën e informimit", thuhet në njoftim.

Një ditë më parë FSHF refuzoi, akreditimin e Report Tv për ndeshjet e Kombëtares, duke bërë një akt censure kundër një media të pavarur, një hakmarrje ndaj lajmeve kritike ndaj tijArmand Dukës në zgjedhjet fars. Hyrja në tribunën e shtypit realizuar në stadiumin e ri ‘Air Albania’ sipas standarteve të fiksuara nga Uefa, është një parim i respektuar në të gjithë stadiumet e botës. Gazetarët nuk kërkojnë akteditim në tribunën e shtypit si tifozë, por si operatorë të informacionit që duhet të informojnë tifozët dhe opinionin publik mbi ndeshjet që luhen. Kjo e drejtë iu është mohuaa gazetarëve të Report Tv.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike