Armando Broja i dhuron Ramës fanellën e veçantë! Kryeministri: Mezi presim të kthehesh në fushë

Armando Broja i dhuron Ramës fanellën e veçantë! Kryeministri: Mezi presim të kthehesh në fushë

Futbollisti Armando Broja i ka dhuruar një bluzë të veçantë kryeministrit Edi Rama. Ka qenë vetë Rama, i cili ka ndarë foton e bluzës që Broja i ka dhuruar ndërsa ka edhe një dedikim për kreun e qeverisë.

‘Për Edi Ramën, faleminderit për gjithçka që bëni për shqiptarët’, shkruhet në bluzën që mban mbiemrin e Brojës dhe numrin e sulmuesit të Chelsea.

Në postimin në Facebook, Rama thotë se mezi presin që Broja të kthehet në fushë, pasi ky i fundit mbylli sezonin për shkak të një dëmtimi në gju.

"Rrofsh king dhe mezi presim të kthehesh në fushë", shkruan Rama. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas