“Momenti ynë”. Është kjo kopertina e një interviste që sulmuesi i kombëtares, Armando Broja, ka dhënë për platformën digjitale angleze “Rising Ballers”, një ndër mediat me rritjen më të madhe në Angli për brezin e ri.
Siç shpjegon dhe titulli, “Koha jonë” apo më shqip, “Momenti ynë”, Broja flet për aventurën në Euro 2024 me Shqipërinë, duke prekur tema të rëndësishme, duke nisur që nga tifozët, arma më shumë e kuqezinjve, për të cilët Broja thotë se janë më të mirët në botë.
"Tifozët shqiptarë janë më të mirët në botë, të gjithë bashkë jemi një, tifozë, lojtarë dhe vendi", tha ai.
Më pas Broja ka treguar se përse feston me 'shqiponjë', ndërsa ka një koment edhe për Euro 2024.
"Kur shënoj, bëj festimin me shqiponjën shqiptare. Shumë njerëz mendojnë se po imitoj festimin e Anelka, por unë e dua vendin tim kaq shumë, ndaj e bëj. Është një festim unik dhe vërtet shumë i bukur.
Euro 2024? Është një ëndërr e madhe që bëhet realitet, të luaj në Europian për vendin tim. Për mua, familjen dhe këdo që më ka mbështetur në udhëtimin tim", tregon mes të tjerash Broja.
Komente

