Armando Duka për A1Report:
I madh kur mund të mëdhenjtë

Armando Duka për A1Report:<br />I madh kur mund të mëdhenjtë
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka sheh anën pozitive të shortit të vështirë të kombëtares kuqezi. Në një prononcim për A1 Report, Duka shprehet se, tashmë nuk ka më ekipe të dobëta duke kërkuar që Shqipëria të mos ndihet inferiore përballë Italisë dhe Spanjës.

“Nuk ka skuadra të dobëta, kemi në grup skuadra të mëdha, kjo është akoma më bukur. Bëhesh i madh kur mund të mëdhenjtë, shpresoj ta bëjmë këtë”, deklaroi Duka.

Prania e Italisë dhe Spanjës në grup jo vetëm që e bën Grupin G ku bën pjesë Shqipëria si një ndër më interesantët për t’u ndjekur, por kjo do të thotë edhe më shumë të ardhura nga të drejtat televizive.

Grupi G
Spanjë
Itali
Shqipëri
Izrael
Maqedoni
Lihtenshtejn


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil