ITALI- Armani dhe Prada, do të transformojnë teatret e shfaqjeve të tyre të modës në qendra vaksinimi, për të ndihmuar sado pak në “luftën” me COVID-19.
Armani, do të zhvillojë vaksinimin në Milano, të Italisë, në teatrin ku gjithmonë janë mbajtur shfaqje mode, ndërsa këtë herë do të mbushet me njerëz në pritje për të marrë dozën e vaksinës kundër COVID-19.
Sipas mediave të huaja, kjo është një iniciativë e cila mbështetet “fuqishëm” nga Giorgio Armani.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Shefi ekzekutiv i Prada, Patrizio Bertelli, tha se edhe kompania e tyre siç ka bërë edhe në të kaluarën do të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë, duke shndërruar hapësirat e Prada në qendra vaksinimi.
Mënyra e zhvillimit të procesit të vaksinimit do të bëhet publik në ditët në vazhdim.
Gucci gjithashtu ka lajmëruar se sapo kërkesa e saj të aprovohet, do të behet pjesë e kësaj përpjekjeje, për të lehtësuar peshën e sistemit shëndetësor në Itali.
Kjo iniciativë ka ardhur pas procesit të ngadaltë të vaksinimit në vend, duke bërë që edhe “shtëpitë” e mëdha të modës të japin kontributin e tyre në ketë “luftë” masive me COVID-19.
J.GJ./Shqiptarja.comKomente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)