Protesta në qytetin e Kukësit, në mbrojtje të 23 personave të arrestuar për protestën e djeshme për taksën në Rrugën e Kombit, duket se do të vijojë edhe në orët e pasdites së sotme.
‘Armata e Veriut’ iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen sot në orën 16:00 përpara komisariatit të Kukësit për të protestuar në ndihmë të të arrestuarve. Përmes një njoftimi, tifozët e Kukësit njoftojnë se do të ngrihen në ndihmë të vëllezërve të tyre, që sipas ‘Armatës së Veriut’, po torturohen nga banda e policisë.
Lajmi kryesor: