DURRES-Drejtoria e Policisë së qytetit bregdetar ka reaguar pas publikimit të dokumentit në Report Tv, se Genti Nderjaku që njihet si miku i Lul Berishës e kishte me lejen e Haki Çakos pistoletën, që iu sekuestrua gjatë arrestimit para tre ditësh.
Policia deklaron se Genti Nderjaku është pajisur me leje për mbajtje arme zjarri vetëm në banesë, ndërsa nuk kishte precedentë penalë të mëparshëm. “Ai ka dalë jashtë banesës me armën me vete duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale "Armëmbajtje pa leje".
Data e lëshimit të autorizimit është 23.08.2017 për armën e zjarrit tip pistoletë , marka Bereta, modeli PX4 STORM. Ky shtetas ka përfituar lejen për mbajtje arme me leje vetëm në banesë pasi ka përmbushur të gjitha kriteret që parashikon ligji” deklaron policia.
Nderjaku është arrestuar pasi ai ishte pasagjer në mjetin tip "Porsche" me drejtues Mariel Fierzën dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri Bereta, njëra prej të cilave e dhënë me leje ishte e tij. Ndërsa, Marjel Fierza e kishte armën pa leje.
Report Tv zbuloi sot se leja për pajisjen me armë të një personi i cili cilësohet i rrezikshëm nga policia, është firmosur nga Drejtori I Policisë Haki Cako dhe është propozuar nga vet Policia e Durrësit.
Deklarata e plote e policise se Durresit
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 03.10.2017 ku u arrestuan në flagrancë shtetasit Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku, bëjmë me dije se:
Shtetasi Genti Nderjaku është pajisur me leje për mbajtje arme zjarri VETËM në BANESË.
Bazuar në autorizim e dhënë shtetasit të mësipërm i lejohet majtja e armës vetëm në banese.
Nderjaku nuk ka precedentë penalë të mëparshëm.
Ai ka dalë jashtë banesës me armën me vete duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale
"Armëmbajtje pa leje".
Nderjaku është arrestuar nga Efektivet e Policisë Durrës pasi ai ishte pasagjer në mjetin tip " Porsche" me drejtues shtetasin Mariel Fierza dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri Bereta, njëra prej të cilave e dhënë me leje shtetasit G.Nderjaku.
Shtetasi Genti Nderjaku në momentin e arrestimit nuk ka paraqitur autorizimin e dhënë nga organet kompetente mbi ushtrimin e së drejtës për mbajtjen e armës.
Data e lëshimit të autorizimit është 23.08.2017 për armën e zjarrit tip pistoletë , marka Bereta, modeli PX4 STORM.
Ky shtetas ka përfituar lejen për mbajtje arme me leje vetëm në banesë pasi ka përmbushur të gjitha kriteret që parashikon ligji.
Ndërsa, shtetasi Marjel Fierza nuk disponon autorizim për mbajtje arme zjarri.
Të gjitha veprimet e uniformave blu janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com