DURRËS-Dy persona janë arrestuar dhe dy po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa janë sekuestruar kanabis, armë dhe fishekë. Të arrestuarit janë; Denis Meta 21 vjeç dhe Serxhio Mejdani 24 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë A.P. 26 vjeç dhe E.Z. 19 vjeç.
Të rinjve në momentin e kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar; disa doza kanabis, një armë zjarri , tip pistoletë Ekol; gjetur në banesën e Denis Metës, 21 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një radio policie.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"parashikuar në nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.