Armë me vlerë 250 milionë dollarë, SHBA miraton ndihmën e radhës për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përgatitjet e fundit të paketës së re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e cila kap vlerën 250 milionë dollarë, dhe mendohet të jetë e fundit për këtë vit për Kievin, në luftën kundër agresionit të Moskës.

Presidenti Joe Biden i ka kërkuar Kongresit që të miratojë një paketë ndihme për Ukrainën me vlerë 61 miliardë dollarë, por që po kushtëzohet nga republikanët të cilët kërkojnë miratimin e fondeve për të forcuar sigurinë përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se pa miratimin e fondeve shtesë, ndihma amerikane do të mbarojë deri në fund të vitit, raporton Assocciated Press.

Sekretari Blinken tha se paketa e fundit e ndihmës përfshinte municione për mbrojtjen ajrore, sistemet e raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, municione artilerie dhe kundër blindave dhe mbi 15 milionë fishekë.

Sipas Zërit të Amerikës, Kongresi ka miratuar më shumë se 110 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë, por nuk ka miratuar asnjë fond që kur republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në janar të vitit 2023.

S.S/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 28/12/2023 09:28

    Ska miliarda tani dhe keto miliona me shume mundim po i nisin gringot , po u bie beti fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit