Tentoi të trafikonte drejt Italisë pjesë armësh nga Rinasi, por ka përfunduar në pranga të policisë pas kontrollit.

Është vënë në pranga  34-vjecari nga Durrësi  K.Gj .

Gjatë kontrollit me skaner të valixhes durrsakut ju gjet një krëhër pistolete tip  "TT".

Në pak muaj ky është rasti i dytë  qe tentohet të trafikohen pjesë armësh në drejtim të vendeve evropiane. Me parë u sekuestruan 3 armë automatik të cilat  do të  trafikoheshin me postë drejtë Anglisë.

Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com