Armeni, forcat politike arrijnë marrëveshjen, ja kush do të jetë kryeministër

Armeni, forcat politike arrijnë marrëveshjen, ja kush do të jetë kryeministër

Partia qeverisëse e Armenisë tha se do të mbështesë kërkesën e kreut të opozitës për t'u bërë kryeministër në një votim parlamentar të planifikuar për më 8 maj. Vendimi vjen pas disa javë protestash, të cilat kulmuan me bllokime rrugësh dhe greva gjatë kësaj jave. Dje, opozita u dha fund demonstratave kur palët arritën një zgjidhje politike. Protestat shpërthyen muajin e kaluar me akuzat kundër ish-kryeministrit për manipulim të kushtetutës me synimin për të qëndruar në pushtet.

Pas shumë javë protestash të ashpra në rrugët e Jerevanit ka rënë qetësia. Udhëheqësi i opozitës, Nikol Pashinyan, u dha fund demonstratave, pasi partia republikane në pushtet deklaroi se do të mbështeste ofertën e tij për t'u bërë kryeministër.

Nënkryetari i partisë e konfirmoi këtë mbështetje:

"Kemi pasur dy kritere për të mbështetur një kandidat. E para është mbledhja e numrit të nevojshëm të nënshkrimeve dhe e dyta qetësimi i situatës, jo bllokimi i rrugëve ndërshtetërore, aeroporteve, etj. Njeriu që përmbush këto kritere për ne është Nikol Pashinyan dhe, në rast se para 8 majit i ruan këto dy kritere siç është premtuar dhe është rënë dakord, ne do të mbështesim zgjedhjen e tij".

Protestat kanë qenë përgjithësisht jo të dhunshme dhe kanë synuar të sjellin një ndryshim në qeverisje si dhe një të ardhme të ndryshme për Armeninë.

"Kam një ndjenjë se jam në një tjetër vend, në Armeninë e re. Jam i sigurt se qeveria e re, udhëheqësi i ri, do të përpiqet të bëjë çmos për njerëzit, që të kenë një jetë të mirë. "

Protestuesit nuk kanë ndonjë strategji të përgjithshme, por thjesht kanë përdorur fuqinë e tyre për të kërkuar ndryshim, thotë analistja Lilit Gevorgyan.

"Në fazën tjetër do të shqyrtohet ligji zgjedhor, për ta ndryshuar që partitë të jenë parti të vërteta. Pas kësaj, ka një betejë edhe më të madhe, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ".

Udhëheqësi i opozitës Pashinyan ka qenë figura kryesore e protestave - por ky është një revolucion popullor, thotë zonja Gevorgyan:

"Njerëzit dolën thjesht për të protestuar dhe thonë se,"nuk na intereson kush e udhëheq këtë lëvizje, ne duam të themi se sistemi nuk po i përmbush nevojat themelore të vendit". Paaftësia për të frenuar oligarkët dhe për të ngushtuar hendekun e pasurisë, shfaqet në faktin se në çdo tre armenë njëri fiton vetëm dy dollarë në ditë dhe është nën nivelin e varfërisë".

Jashtë Yerevanit, kjo varfëri është e dukshme. 60 kilometra në veri ndodhet fshati Lusagyugh. Njerëzit atje thonë se nuk kanë punë. Një e treta e shtëpive janë bosh sepse familjet kanë shkuar jashtë vendit për punë, kryesisht në Rusi.

Midis tyre ishte njëzetvjeçar Samwel Zakaryan - i cili u largua nga fshati i tij vitin e kaluar. Por ai është kthyer dhe studion në një shkollë teknike të Jerevanit.

"Shumë njerëz marrin pjesë në protesta. Mes tyre edhe unë. Kam marrë pjesë çdo ditë. Shkoniom në Jerevan dhe ktheheshim. Shumica e miqve të mi janë atje."

Protestat e tyre ndoshta po arrijnë t’i japin opozitës postin më të fuqishëm të shtetit. Por pengesat politike dhe ligjore janë të shumta dhe analistët thonë se kjo ka mundësi të jetë vetëm beteja e hapjes për të ardhmen e Armenisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)