Kryeministri Edi Rama është nisur sot nga Berlini drejt Yerevanit në Armeni, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në datat 4-5 maj. Ky takim i 8-të do të mbledhë udhëheqës nga e gjithë kontinenti në Jerevan të Armenisë, nën moton "Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë".

Samiti do të bashkëkryesohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, dhe Nikol Pashinyan, Kryeministri i Armenisë.

48 krerë shtetesh dhe qeverish janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të tetë të Komunitetit Politik Evropian, mes të cilëve 27 vendet anëtare të BE-së, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa për herë të parë, në këtë samit do të marrë pjesë dhe një shtet jo-evropian si Kanadaja.

Axhenda
09:00- Mbërritjet
10:45- Ceremonia e hapjes/ Foto familjare
11:30- Hapja e seancës plenare plenare
12:45- Dreka joformale/ Takime dypalëshe dhe shumëpalëshe
14:15- Diskutime në tryezë të rrumbullakët
15:15- Takime dypalëshe dhe shumëpalëshe
16:00- Seanca plenare përmbyllëse
16:30- Deklarata për shtyp

Komuniteti Politik Evropian është takuar deri më tani shtatë herë. Vitin e kaluar Saminit u mbajt në Shqipëri më datë 16 maj ndërsa i fundit është zhvilluar më 2 tetor në Danimarkë. Takimi i radhës i samitit të Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet në Irlandë në nëntor 2026.