Drejtuesit e policisë dhe të shërbimeve sekrete armene u shkarkuan sot nga detyra me propozim të kryeministrit të ri Nikol Pachinian, i cili erdhi në pushtet pas tre javë protestash kundër qeverisë së shtetit të vogël në Kaukaz.
Vendimi i shkarkimit të Vladimir Gasparyan drejtuesi i policisë, dhe Georgui Koutoyan në krye të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare (SNB) u bë me dekret të presidentit armen Sarkissian dhe me propozimin e Pachinian.
”Sapo nënshkrova një propozim drejtuar presidentit për shkarkimin nga detyra të shefave të policisë dhe SNB-së”, u shpreh kryeministri në Facebook.
Ministri i Mbrojtjes, Vigen Sarkissian dhe ministri i Financave Vardan Aramyan u shprehën gjithashtu se do të linin postet e tyre përpara formimit të qeverisë së re.