Armëpushim në Gaza/ Lirohen 3 izraelitë e 90 palestinezë! OKB dërgon 630 kamionë ndihma
Një palestineze takon fëmijët pas lirimit
Pas lirimit të 3 pengjeve të para gra nga Hamasi, Izraeli liroi 90 pengje palestineze. Megjithatë, në një deklaratë Hamasi thotë se në listë mungon emri i një prej të burgosurve, teksa theksohet se Hamasi po punon me ndërmjetësit dhe Kryqin e Kuq "për të ushtruar presion mbi Izraelin që të respektojë listën e rënë dakord të të burgosurve".
Ndërkohë OKB ka dërguar mbi 630 kamionë me ndihma humanitare në Gaza, ku gjithçka është e shkatërruar.
Lajmin e dërgimit të këtyre ndihmave e bëri me dije shefi i ndihmës humanitare të OKB-së, Tom Fletcher.
“Pas 15 muajsh lufte të pamëshirshme, nevojat humanitare janë marramendëse”, tha Fletcher në mediat sociale.
Marrëveshja mes Izraelit e Hamasit
Armëpushimi, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është i dyti që hyn në fuqi që kur nisi lufta në tetorin e vitit 2023, pasi mbi një vit më parë palët kishin ndalur luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje.
Faza e parë e saj do të zgjasë gjashtë javë, gjatë së cilës 33 nga 98 pengjet e mbetura - gra, fëmijë, burra mbi 50 vjeç, të sëmurë dhe të plagosur - do të lirohen në këmbim të gati 2,000 të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë.
Gjatë fazës së parë, ushtria izraelite do të tërhiqet nga disa nga pozicionet e saj në Gaza dhe palestinezët e zhvendosur nga zonat në veri të Gazës do të lejohen të kthehen.
Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
71%
-
Jo
23.5%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Rafah të Gazës, ushtria pranon sulmin ndaj autoambulancave
29 Mars, 22:19
-
Në këmbim të pengjeve palestinezë, udhëheqësi i Hamasit pranon nga ndërmjetësuesit egjiptian 50 ditë armëpushim me Izraelin
29 Mars, 22:10
-
Izraeli krijon agjenci për mbikëqyrjen e largimit të palestinezëve nga Rripi Gazës
25 Mars, 09:12
-
Izraelitët vrasin 2 gazetarë në Gaza, mes tyre dhe një i Al Jazeera
24 Mars, 20:12
-
Gaza/ Izraeli vijon ‘gjuetinë’ e zyrtarëve të Hamasit! Sulmon spitalin, 5 të vrarë, mes tyre funksionarë të grupit palestinez! Protesta kundër Netanyahut në Tel Aviv
24 Mars, 08:54
-
Sulmet ajrore izraelite në Gaza, 50 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës, mes tyre edhe një zyrtar i Hamasit
23 Mars, 16:02
-
Lufta/ Drejtuesi politik i Hamasit vritet në një sulmi ajror! Ushtria izraelite kërkon evakuimin e një lagjeje në Rafah, në Tel Aviv ndizen sirenat e alarmit
23 Mars, 08:45
-
‘Mama jam e lodhur’/ Sulmet e Izraelit në Gaza lënë pas një kalvar traumash tek fëmijët palestinezë, rrëfimi prekës i një 8-vjeçareje
21 Mars, 16:34
-
Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme! Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
21 Mars, 16:16
-
Pas sulmeve ajrore, Izraeli nis një operacion të ri tokësor në Gaza
20 Mars, 07:42
-
‘Bixhozi’ i fundit i Netanyahut, rifilloi luftën në Gaza për të shpëtuar karrierën e tij
19 Mars, 16:59
-
Netayahu: Sulmet në Gazë që vranë qindra persona janë “vetëm fillimi”
18 Mars, 21:07