Rusia dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje për armëpushimin. Agjencia ruse lajme Interfax e cila citon burime të afërta të saj shkruan se përfaqësuesit e Ukrainës dhe të rebelëve pro-rusë kanë nënshkruar marrëveshje për armëpushim, e cila do të hyjë në fuqi sot në orën 17:00.
Protokolli ka 14 pika që përfshijnë të gjitha aspektet e monitorimit, shkëmbimet e të burgosurve dhe çështje të tjera. Palët janë takuar në Minsk të Bjellorusisë, me ndërmjetësimin e OSBE-së.
AFP citon kryeministrin e Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, të ketë thënë se armëpushimi duhet të ketë mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara për të funksionuar.
Në një tjetër zhvillim , Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se liderët e aleancës kanë miratuar një përgjigje të shpejtë, për të trajtuar kërcënimin e agresionit rus.
Rasmussen i ka bërë këto deklarata gjatë samitit dyditor të NATO-s në Uells, i cili është dominuar nga kriza në Ukrainë. NATO-ja ka akuzuar Rusinë se ka dërguar mijëra trupa dhe tanke në territorin e Ukrainës, akuza që hidhen poshtë nga Moska.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO