Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun dhe Hamasin sërish në dyshim
Familjarët e pengjeve izraelite, gjatë një marshimi për lirimin e tyre
Ushtria izraelite thotë se forcat e saj do të qëndrojnë në pesë vendndodhje strategjike në Libanin jugor pas afatit të së martës për tërheqjen e tyre sipas armëpushimit të arritur me grupin militant Hezbollah, pasi qeveria e Libanit shprehu zhgënjimin për vonesat e mëtejshme.
Një armëpushim i veçantë në Gazë ishte gjithashtu në dyshim, ndërkohë që u mbushën 500 ditë nga fillimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit, ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara dërguan sinjale kontradiktore nëse dëshirojnë që armëpushimi të vazhdojë. Bisedimet për fazën e dytë të armëpushimit nuk kanë filluar ende.
Zëdhënësi ushtarak izraelit, Nënkolonel Nadav Shoshani tha se pesë vendndodhjet në Liban ofrojnë pika të favorshme, ose ndodhen përballë komuniteteve në Izraelin verior, ku rreth 60,000 izraelitë janë ende të zhvendosur. Ai tha se "masa e përkohshme" u miratua nga grupi i punës i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për monitorimin e armëpushimit, i cili më parë u zgjat me tre javë.
Sipas marrëveshjes, forcat izraelite duhet të tërhiqen nga një zonë e ndërmjetme në Libanin jugor, që do të patrullohet nga ushtria libaneze dhe paqeruajtësit e OKB-së. Armëpushimi është arritur të mbahet që nga hyrja në fuqi në nëntor.
Presidenti libanez Joseph Aoun u tha gazetarëve se armëpushimi "duhet respektuar", duke thënë se "armikut izraelit nuk mund t'i besohet". Ai tha se zyrtarët libanezë po punonin në rrugë diplomatike për tërheqjen. Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Kassem tha të dielën se "nuk mund të ketë justifikime" për vonesën përtej afatit të së martës së kaluar. /VOA/
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
11.8%
-
Jo
80.5%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 559
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA publikon detaje nga bisedimet me rusët dhe ukrainasit në Riad: Masa për pezullimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjitike dhe lundrim i sigurt në Detin e Zi
25 Mars, 16:22
-
SHBA i vendos kushte Sirisë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve
25 Mars, 15:46
-
Shkëmbimi i ashpër në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky zbulon detajin që mund të ketë shkaktuar përplasjen me Trump
25 Mars, 14:05
-
Historia e vërtetë pas portretit 'të shtrembëruar' të Donald Trump
25 Mars, 13:25
-
Aktori legjendar u gjet i pajetë së bashku me gruan, publikohen pamjet kur policia futet në shtëpinë e Gene Hackman
25 Mars, 13:12
-
SHBA/ Rrjedhja e informacionit për sulmet në Jemen, demokratët kërkojnë hetim: Pamaturia nga administrata Trump, e rrezikshme
25 Mars, 11:16
-
Negociatori rus: Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën ishin intensive, por të dobishme
25 Mars, 09:52
-
Izraeli krijon agjenci për mbikëqyrjen e largimit të palestinezëve nga Rripi Gazës
25 Mars, 09:12
-
Pas bisedimeve SHBA-Rusi, zyrtarët amerikanë pritet të takohen sot me ukrainasit në Arabinë Saudite
25 Mars, 08:20
-
Agjencia Amerikane për Media Globale pranon t’i lëvrojë Radios Evropa e Lirë një pjesë të grantit! REL kërkoi për këtë vit 153 milionë dollarë
25 Mars, 07:43
-
Kabineti i Trump bën gafën e madhe, i dërgon gabimisht gazetarit planet sekrete të sulmeve në Jemen, zbardhen mesazhet
25 Mars, 07:32
-
Trump do të vendosë tarifë doganore 25% ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës
24 Mars, 21:41