Grupi i armatosur palestinez, Hamasi, ka thënë në një deklaratë të publikuar në Telegram se mbetet i përkushtuar ndaj planit 15-pikësh të Bordit të Paqes, për fazën e dytë të armëpushimit në Gaza.

Sipas mediave të huaja, Hamasi tha se përparësia tani është zbatimi i plotë i marrëveshjes, një ndalim i plotë i sulmeve ndaj palestinezëve, një tërheqje e trupave izraelite, hapja e vendkalimeve dhe hyrja e ndihmave, furnizimeve për strehim dhe materialeve të rindërtimit.

Grupi u bëri thirrje ndërmjetësve dhe vendeve garantuese që të “marrin përgjegjësitë e tyre” dhe të parandalojnë çdo “shkelje” që mund ta prishë procesin.

Hamasi tha se do të vazhdojë të angazhohet “pozitivisht dhe me përgjegjësi” për të çuar marrëveshjen deri në fund, “duke siguruar kështu fundin e vuajtjeve të popullit tonë”.


Lajmi kryesor:

'Sa të jem unë kryeministër, nuk do të ketë shtet palestinez', Netanyahu refuzon planin me 15 pika të Bordit të Paqes për Gazën