Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli refuzon planin me 15 pika të Bordit të Paqes për Gazën dhe nuk do të pranojë krijimin e një shteti palestinez për sa kohë ai do të jetë në krye të qeverisë.

“Për sa kohë që unë do të jem kryeministër, nuk do të krijohet kurrë një shtet palestinez. As në Gaza dhe as në Jude e Samari (Bregun Perëndimor). As një ‘Fatahstan’ dhe as një ‘Hamastan’”, tha Netanyahu gjatë mbledhjes së kabinetit.

Ai përsëriti se Izraeli e hedh poshtë dokumentin me 15 pika të hartuar nga Bordi i Paqes 

“Dua ta them edhe një herë qartë: Izraeli e refuzon dokumentin me 15 pika. Forcat Mbrojtëse të Izraelit nuk do të tërhiqen derisa Hamasi të jetë çarmatosur plotësisht dhe t'i jenë marrë armët”, u shpreh ai.

Deklaratat e tij vijnë pasi ditët e fundit Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin arritur një marrëveshje me Hamasin për çarmatimin e grupit dhe transferimin e kontrollit politik dhe ushtarak të Gazës te një qeveri teknike palestineze, e njohur si Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës.

Megjithatë, marrëveshja parashikon që gjatë shtatë deri në tetë muajt e ardhshëm si Hamasi ashtu edhe Izraeli të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për zbatimin e saj.