Marrëveshja për armëpushim mes Iranit  dhe Shteteve të Bashkuara shihet si një hap kyç nga Londra zyrtare, por Britania e Madhe kërkon më shumë.

Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, deklaroi se armëpushimi është “një hap themelor drejt sigurisë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme”, ndërsa bëri thirrje të drejtpërdrejtë për ndaljen e menjëhershme të luftimeve në Liban.

Ajo falënderoi Pakistanin për rolin ndërmjetësues dhe theksoi se negociatat duhet të çojnë në fundin e plotë të konfliktit, duke garantuar që Irani të mos kërcënojë më rajonin apo lirinë e lundrimit.

Cooper kërkoi gjithashtu që Irani të ndalojë menjëherë minimin, sulmet me dronë dhe çdo përpjekje për të bllokuar trafikun në Ngushticën e Hormuzit.

Nga ana tjetër, Londra sinjalizon se do të mbetet aktive në skenën ndërkombëtare, për të mbështetur armëpushimin dhe për të shtyrë përpara negociatat drejt stabilitetit në rajon.


Lajmi kryesor:

Sulmet e Izraelit në Liban, mbi 200 të vdekur! Vance për negociatat: Duam që Irani të mos ketë armë bërthamore dhe që Hormuzi të rihapet