Armët bërthamore, Rusia,SHBA-ve:
 Rrezikohet katastrofë globale

Armët bërthamore, Rusia,SHBA-ve:<br /> Rrezikohet katastrofë globale
Lidhur me deklaratën e Trump për zgjerimin e armëve bërthamore dhe pretendimin për të qënë shteti më i fuqishëm reagon edhe Rusia me të cilën manjati po përpiqet të përmirësojë raportet.
 
“Nuk mund të pranojmë pushtetin e një fuqie të vetme në fushën e armëve bërthamore, sepse përndryshe cekulibrohet sistemi i sigurisë ndërkomëbtare”,
-ishte ky reagimi i presidentit rus të komisionit për punët e jashtme Leonid Slutzky i cili theksoi se nëse Washingtoni do të çojë përparë qëllimet e tij për të qënë një superfuqi bërthamore, atëherë bota do t’i rikthehet luftës së ftohtë, madje rrezikohet një katastrofë globale.
 
“Deklarata e presidentit amerikan është emocionale dhe e llogaritur për të marrë vëmendje mediatike”,- theksoi Slutzky.
 
Edhe kreu i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Parlamentin rus Ozerov duke folur për mediat ruse kujtoi edhe traktatet ndërkombëtare duke thënë se qëllimet e Trump për të zgjeruar armët bërthamore nuk përputhet me qëndrueshmërinë dhe sigurinë në botë.

Redaksia Online
XH.K.E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë