Takimi informal për të cilën nuk ishte informuar media është zhvilluar për gati 1 orë, dhe nisi rreth orës 12:00 të mesditës së sotme, pas ceremonisë përkujtimore për nder të ushtarëve britanikë të rënë në Shqipëri gjatë Luftë së Dytë Botërore,.
Pas takimit vetëm Meta ka pranuar të flasë për gazetarët ndërkohë që kryeministri Rama ka larguar mikrofonin.
Meta tha se “takimi ishte informal për të rënët britanikë”. I pyetur nëse është folur për armët kimike Meta tha se Shqipëria do të marrë përgjegjësinë e vet në këtë proces dhe siguroi se të gjithë vendimet do të bëhen transparente.
(Foto: Kryeministri Rama, ambasadori i SHBA Arvizu, kryetari i Kuvendit Meta, ministria Kodheli, dhe këshilltari i Ramës, Endri Fuga)
“ Ka qene nje bisedë informale, shoqërore mbas një aktiviteti të përbashkët në kujtim të të rënëve britanikë. Përsa i takon çështjeve të kapaciteteve tona, unë i qëndroj deklarimit që kam bërë që Shqipëria do të marrë gjithë ato përgjegjësi që mbajnë supet e saj ndërsa kjo është një çështjë tjetër. Më duhët t'ju them që Shqipëria ka marrë, do të marrë gjithë përgjegjësitë që ajo është në gjendje të mbajë dhe padyshim që gjithçka do të diskutohet dhe do të vendoset në një proces tepër transparent, nuk ka asnjë arsye për të paragjykuar këtë proces."
Pk ditë më parë Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se Shqipëria s’ka kapacitete për asgjësimin e armëve kimike. “Nuk kam besim se ne i kemi këto kapacitete, sepse përderisa vende të tjera më të mëdha dhe më të zhvilluara s’pranojnë se i kanë këto kapacitete, nuk mund të vazhdojmë më me teorinë që dy luanë ka bota. Absolutisht jo! Shqipëria është anëtare e NATO, ka detyrimet e saj e do marrë ato përgjegjësi që janë në gjendje të mbajnë supet e saj. Nuk mund të marr përgjegjësi, të cilat nuk i mbajnë supet e saj”, tha Meta në një intervistë për "Top Story" të Sokol Ballës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)