Armët kimike, në Shqipëri
vijnë me 40 kamionë të blindua

Armët kimike, në Shqipëri<br />vijnë me 40 kamionë të blindua
TIRANE- Armët kimike siriane nëse do vijnë për t’u asgjësuar në Shqipëri do të nisen nga porti sirian i Lantakias. Burimet diplomatike bëjnë me dije se qeveria siriane për arësye sigurie që ka kërkuar arsenalin e armëve kimike, të vendosur për t’u asgjësuar sipas vendimit të OKB dhe me kërkesë të Rusisë, ta transportojë me 40 kamionë të rëndë dhe të mëdhenj me një kapacitet prej 40 tonësh secili, nga baza ushtarake kimike e deri në Mjekës të Elbasanit. Mësohet se qeveria siriane ka kërkuar që gjithë arsenali kimik, afërsisht 1600 tonë të jetë në këto 40 kamionë, i dyllosur dhe përmes mjeteve lundruese në aeroportin sirian të Latakias të mbërrijnë në portin shqiptar të Durrësit. E po me këto kamionë ushtarakë me kapacitet dhe siguri të lartë të mbërrijnë në bazën e demontimit në Mjekës të Elbasanit.

Burimet bëjnë me dije se qeveria siriane, e mbështetur dhe nga të angazhuarit kryesorë për largimin e këtyre armëve kimike, ka kërkuar me insistim që për arësye sigurie e një udhëtim të garantuar të këtyre armëve kimike nga Siria në Shqipëri apo në kudo vend tjetër ku të vendoset, të 40 kamionët e rëndë me 1600 tonë armë kimike, të jenë të pajisur me pajisje zhurmimi, dhe zhdukje të sinjaleve që lëshojnë në raste të tilla armët kimike, për të shmangur ndonjë goditje të mundshme raketore të terrorizmit ndërkombëtar. Pikërisht një masë e tillë sqarojnë burimet diplomatike është e nevojshme për të evituar të gjitha rreziqet që mund të shkaktojnë ndonjë angazhim i mundshëm i terroristëve ndërkombëtarë në momentin kur armët kimike të dyllosura në kontenierët e 40 kamionëve të mëdhenj përmes transportit detar të udhëtojnë pa asnjë problem nga porti sirian i Lantakias në drejtim të Durrësit apo destinacionit tjetër të mundshëm të përcaktuar deri më 15 nëntor nga ana e partnerëve ndërkombëtarë.

Mësohet se do të jetë një kontigjent i madh luftanijesh shoqëruese të kësaj ngarkesë të rrezikshme me armë kimike, nga porti sirian deri në Durrës apo në ndonjë destinacion tjetër, si dhe nga marinsa të shumtë të cilët do të ruajnë në mënyrë strikte gjatë tërë udhëtimit deri në Mjekës dhe më pas deri në asgjësimin e plotë dhe largimin e pjesës së mbetur në një destinacion tjetër, për të garantuar që ky operacion i rëndësishëm të përfundojë me sukses dhe pa asnjë komplikacion. Mësohet se vendi pritës, nëse vendoset që arsenali i armëve kimike siriane do të asgjësohen në Shqipëri, do të garantojë zbrazjen e portit të Durrësit deri në momentin e zbarkimit dhe largimit në drejtim të vendit të demontimit në Mjekës të Elbasanit të 40 kamionëve të mëdhenj të dyllosur. Një bllokim i tillë bëhet për shkak frikës për ndonjë përplasje të mundshme për shkak të kapacitetit të lartë të mjeteve transportuese dhe rrezikshmërisë që përmban lëvizja e tyre nga mjetet lundruese, në portin e Durrësit.

Mësohet që dhe rruga deri në Mjekës do të jetë nën masat e forta të sigurisë të marinsave amerikanë si dhe policisë e ushtrisë shqiptare. Ndërkohë gazeta jonë ka shkruar se janë marrë masat nga Shqipëria, ku përpos pastrimit të zonës 5 ha në Mjekës, janë njoftuar dhe oficerët kimistë rezervë që të jenë gati për çdo rast, të ndonjë vendimi të mundshëm për asgjësimine  tyre në Shqipëri.
 
Siguria
“Qeveria siriane për arësye sigurie ka kërkuar tërë arsenalin e armëve kimike, të vendosur për t’u asgjësuar sipas vendimit të OKB dhe me kërkesë të Rusisë, ta transportojë me 40 kamionë të rëndë dhe të mëdhenj, me një kapacitet prej 40 tonësh secili”.
 
Interpelanca
Rama sot i përgjigjet Dodës për armët kimike
Kryeministri Edi Rama, pritet që të zhvillojë një interpelnacë seancën parlamentare që pritet të mblidhet sot në lidhje me asgjesimin e armëve kimike siriane në vendin tonë. Kjo kërkesë është depozituar vetëm pak ditë më parë në Kuvend nga deputetja e PD, Mesila Doda, e cila për 60 minuta pritet që t`i drejtojë kreut të qeverisë pyetje në lidhje me këtë shqetësim. Kreu i qeverisë tha se nuk ka vendim. Nëse merret kalon në Kuvend.

Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)
Shkrimi u publikua sot (13.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/ekonomi/2733/brukseli-nuk-bete-zgjedhjen-me-te-mire-186838.html#sthash.z4hEspLD.dpuf

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prishë provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet