Jashtë Parlamentit dhe më pas para Kryeministrisë qindra protestues thërrasin "jo armëve kimike", Jo Hiroshimës në Shqipëri nesër është vonë", ndërkohë që brenda në seancë, deputetët e PD-së zhvilluan punimet në një situatë të pazakontë.
Deputetët e PD-së për gati gjithë zhvillimit të seancës u ngritën në këmbë dhe bllokuan foltoren e Kuvendit.
Ata kërkuan që në seancë të vinte kryeministri Edi Rama dhe Kuvendi të mos vazhdonte me rendin e ditës por kryeminsitri të raportonte për vendimin dhe të tërhiqte negociatat për mundësinë e sjelljes së armëve kimike siriane në vendin tonë.
"Ndërprit seancën dhe sill Ranën këtu"- kërkoi Topalli, ndërkohë që Meta tha se kryeministri ndodhej për një vizitë zyrtare jashtë vendit dhe se nëse donin mund të kërkonin interpelancë urgjente.
Ata i ranë tavolinave me grushte, dhe mauset e kompjuterave. Në këto kushte seanca vijoi dhe me votim, pasi "ishte kuorumi i deputetëve" siç tha Meta.
Me votat e mazhorancës u votua marrëveshja për mbikqyrjen e doganave me "Crown Agents" dhe u rrëzua dekreti i Presidentit që riktheu në Kuvend aktin normativ
Me votimin e sotëm hyn në fuqi akti normativ i cili shtyn për 6 muajsh efektet e ligjit të "Nëpunësit civil"
CFARE NDODHI NE KUVEND HAP PAS HAPI
Seanca nisi në orën 10:45 minuta dhe u mbyll rreth orës 13: 20. Për dy herë kryetari i parlamentit u detyrua të ndërpresë seancën, për 5 minuta pushim pasi deputetët e PD-së.
Herën e parë seanca u ndërpre për disa minuta, kur deputetet femra të PD-së me thirrjen e Mesila Dode dolën në foltore dhe kërkuan kryeministrin të vijë në Parlament. Hera e dytë kur të gjithë deputetët e PD-së ishin para foltores dhe duartrokisnin, dhe bënin zhurmë me duartrotikje, dhe duke qëlluar me grushte e mause tavolinat me qëllim ndërprerjen e seancës.
Kryetari i parlamentit por dhe kreu i grupit PS dha garanci se çdo vendim do të jepet në interes të qytetarëve shqiptarë dhe se nuk do të merret asnjë vendim për këtë çështje, pa pyetur deputetët. Sipas Metës, kryeministri është jashtë vendit për shkak të angazhimeve të tij. Nga ana e tij ish kryeministri Berisha akuzoi Ramën se ka pranuar vullnetarisht shkatërrimin e armëve kikime pa ia kërkuar NATO-s, madje sipas Berishës Rama i ka bërë këtë premtim, Rusisë e cila nuk është vend anëtar i NATO-s. Ai kërkoi nga Meta të ndërmerte veprimet për organizimin e një referendumi urgjent, në të kundërt do të ketë protesta popullore masive.
Që në nisjen e saj, senaca është karakterizuar me debate për çështjen e armëve kimike siriane. I pari e mori fjalën deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi i cili kërkoi që në sallë të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama.
I menjëhershme ka qenë përgjigja e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i cili tha se, nuk do të merret asnjë vendim për këtë çështje, pa pyetur deputetët. Sipas tij, kryeministri është jashtë vendit për shkak të angazhimeve të tij. Ish kryeministri Berisha akuzoi Ramën se ka pranuar vullnetarisht shkatërrimin e armëve kikime pa ia kërkuar NATO-s, madje sipas Berishës Rama i ka bërë këtë premtim, Rusisë e cila nuk është vend anëtar i NATO-s.
ORA 12: 53 NIS VOTIMI I PR/ LIGJEVE
Nis votimi i pr/ligjeve. Deputetët e PS-së janë të ulur në karriget e tyre, ndërkohë që deputetët e PD-së vazhdojnë të jenë para foltores. Meta tha se është kuorumi i detutetëve për tu hedhur në votim pr/ligjet.
ORA 12: 49 META: KERKONI INTERPELANCE URGJENTE
“Unë vajta dhe i sigurova se parlamenti është i qytetarëve se nuk do të merret asnjë vendim që e cënon. Dua të qetësoj dhe Berishën se i porosity vetë titujt e 55 dhe më pas të nesërmen i beson vetë. Asgjë nuk ka për ë ndodhur nga ato që keqpërdoren. Të vazhdojmë me rendin e ditës,. Keni të drejtë të kërkoni interpelancë urgjence, e keni kërkuar normale. Interpelanca normale zhvillohet brenda 3 javësh
Mund ta kërkoni e kryeministri i cili ndodhet për një vizitë zyrtare jashtë vendit (në Mal të Zi) do e pranojë”, tha Meta gjatë fjalës së tij.
ORA 12: 40 TOPALLI: NDËRPRI SEANCËN E THIRR KRYEMINISTRIN KËTU
Nis seanca. “Nëse nuk vjen për një orë, ne bëjmnë seancë pas dy orësh. Sot nuk duhet të shohim rregullore. Ai vendimin e ka marrë dhe nesër bëhet kryetar, ndërprisni seancën, dhe kërkoni të vijë kryeministri këtu. Të mos tentojë njeri të ndalë kauzën e qytetarit. Bëju kryetar i Kuvendit dhe i gjithë shqiptarëve. Këtu jemi të gjithë Deputeti Tahiri ka kërkuar të arrestojë gjimanzistët, të mos i arrestojë”, - deklaroi Topalli.
ORA 12: 30 BERISHA: EDHE SIKUR TE ISHA KRYEMINISTER DO MBAJA KETE QENDRIM
“Rama u ka premtuar gjatë udhëtimit në Ju Jork, rusëve, dhe 2 vendeve të tjera. E thotë media amerikane. Këtë e ka mbajtur të fshehtë jo vetëm nga oponiio porn ë tërësi nga të tjerët. Rama ka menduar se duke u bërë protagonist u thotë shqiptarëve se jemi në luftë. Askush nuk është në luftë me Sirinë. Parlamenti britanik nuk lejoi që të ndërmarrë veprime luftarake qeverinë britanike. Shqipëria shprehu vullnetin për tu ashkuar me SHBA nëse do luftohej Siria por kjo nuk ndodhi. Por Shqipërisë ti kërkojë një gjë që se bën askush tjetër. Edhe Qafë Molla nuk ka kushtet.
Nëse do të isha në detyrë në ndërgjegjent time më të plotë do të mbaja këtë qëndrim që mbaj sot.
I pyetur pse u vonua reagimi i opozitës, Berisha tha:
"Opozita po. Nëse opozita para një jave do të thoshte që ndodh sot gjysma e shqiptarëve nuk do i bënin. Por tani foli Pol Wolker, zëdhënësja e NATO-s. Parlamenti i opozitës do të jenë rrugët edhe sheshet e opozitës. Nuk do të pranojmë që Shqipëria e cila u çlirua nga armët kimike të ketë prapë armë kimike. Kërkojmë të rikthejë vendimin“- tha Berisha jashtë Kuvendit.
ORA 12: 30 DEPUTETET PD PARA FOLTORES, META NDERPRET SEANCEN
Gjatë kohës që deputetët e PD-së kishin bllokuar foltoren, Meta tentoi të nisë rendin e ditës. Ministri Shkelqim Cani, nga karrigia e ministrit bëri prezantimin e projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor”. Fjala e tij dhe e Erion Braçes (nga karrigia e deputetit) pengohej nga zhurma që shkaktonin deputetët e PD-së duke duartrokitur por dhe duke i rënë tavolinave.
Në këto kushte Meta mbylli seancën për 5 minuta.
“Po ju jap edhe 5 minuta pushim se u lodhët duke duartrokitur”- tha Meta.
ORA 12:15 DEBATET META RUÇI ME DEPUTETET E PD
Meta: Si të vijë kryeministri
Berisha: Të vijë urgjentë
Meta: Si të vijë, se ska rregullore
Meta: Një pyetje për zonjat? Cila është arsyeja
Doda: kemi një apel. Asnjë nga ne nuk do të lëvizë deri sa të vijë kryeministri. Sa gramë helm më ka caktuar mua dhe fëmijës tim. Duhet ta dijnë të gjitha se kush është e ardhmja e tyre. Për fëmijët e të gjithë Shqipërisë nuk do të lëvizim nga këtu.
Unë kam qenë studente dhe jam brezi i atyre që ndryshuam këtë vend dhe ne nuk kemi ndjenja antiamerikane.
“Duam më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Doda.
Meta: Unë e kuptoj shqetësimin tuaj që kryeminstri të vijë tani, por kërkesa për interepelancë është bërë për procedurë normale, 3 jave. Mos flisni në emër të njerëzve, pasi të përndjekurit politikë u dogjën dhe ju nuk ndërpretë seancën.
Bëjeni me procedurë të përshpejtuar të vijë kryeminstrit. Nuk mund të krijojmë këtë precedentë që kryeministri të kthehet nga një vizitë zyrtare që ti përgjigjet një grupi parlamentar, sa do i rëndësishëm të jetë.
Ruçi: Shtrembëroj atë që tha parafolësi. Unë po ju them që nuk ka vendi. Dhe nuk do të ketë vendim sepse edhe djali im dhe të gjithë juve nuk do jetë më pak i rrezikuar se fëmijët tuaj. Procedojmë me rendin e ditës.
Meta: Jam i detyruar të repsketoj rregullorën e Kuvendit. I bëra të gjitha përpjekjet. Ju keni qëllim që të prishni punimet e Kuvendit dhe ju skeni asnjë qëllim tjetër.
ORA 12:10 BERISHA: TE VIJE KRYEMINISTRI NE E PRESIM KETU 24 ORE
“Vendimi për amrët kimike është marrë dhe është përfundimtar. Me fjalën e tij, termat që përdori, ai tregoi se, vendimi është i pandrysheshëm. Të njëjtën gjë ju pohoi pak minuta më parë, nënkryetar i i PS-së, Erjon Veliaj dhe tha se, unë paskam sjellë muxhahedinë. Të njëjtën gjë dha edhe BBC. Në të njëjtën linjë është edhe urdhëri që ka dhënë Edi Rama, ministres Kodheli për të pastruar uzina e Mjekësit që është vetëm 5 kilometra larg Elbasanit, pasi punonjësit kishim marrë urdhër.
Pol Waker është drejtor i organizatës botërore për shkatërrimin e armëve kimike dhe telefoni i tij bie shumë lart dhe pa një informacion të saktë ai nuk do dilte të deklaronte ata që tha në Al Jazeera. Këto premtime kryeministri juaj i ka bërë tre vendeve.
Premtimin e parë ua ka bërë rusëve, thotë shtypi amerikan dhe unë këtë po them dhe shtypi rus e njoftoi. Duhet thirrë arsye. Nëse një njeri i papërgjegjshëm arrin të mashtrojnë rangjet e larta botërore se, vendi ynë është i gathshëm sepse shkatërroi 16 tonë.
Franca pardje kujtoi viktimat e armëve kimike të luftës së parë botërore. Kjo që i ka ndodhur Shqipërisë nuk i ka ndodhur asnjë vendi në botë: Të ngrihet një njeri që të zgjidhë çështjet botërore. Shqipëria është vendi me mundësitë më të pakta për çmontimin e armëve kimike. Kjo ka krijuar një tronditje të thellë. Janë mijëra familje shqiptare që duan të largohen nga ky vend, por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Ju e kaluat vijën e kuqe na keni dhënë të drejtën për të marrë çdo lloj vendimi.
Ne kemi dashur të mos e politizojmë, por ju e politizoni. Ideja konkrete është të vijë urgjente në sallën e Kuvendit, të ndërpresë menjëherë vizitën. Ky largim i tij sot, kujton largimin e 14 Shtatorit. Ikën kryeminstri kur i gjithë populli është në këmbë. E gjithë Shqipëria është në këmbë. Ne presim 24 orë, presim ulur. Harrove që na bllokove parlamentin dhe na çove në një sallë tjetër”, tha Berisha.
ORA 12:00 RUÇI: ASNJE VENDIM QE CENON SHQIPTARET
"Të nderuar deputetë, të respektuar qytetarë të Shqipërisë. Këto ditë kam ndjekur me shumë vëmendje, e gjitha mazhoranca e këtij vendi, reagimin qytetar. Pas 22 vitesh demokraci mund të them me plot gojën se e kam ndjerë veten krenar të qytetarëve të vendit tim, për një çështje të vendit të tyre për një çështje që është në diskutim. Kjo flet për një maturi, që ve shumë herë në përgjegjësi politikanët dhe shumë herë më shumë ata që kanë marrë mandat për të qeverisur.
Duke dëgjuar kryetarin në hije të opozitës, i cili futi një frikë, një fantazëm në familjet shqiptare, e gjithë kjo krenari dhe thashë pse o njeri, edhe këtë civilizim kërkon ta kthesh pas, pse kërkon ta manipulosh, të sillesh në këtë vend taman si fantazëm. Mos, boll i ke bërë këtij vendi, mos e trash zullumin.
Së dyti: Ju garantoj jo vetëm në emrin tim, por në emër të mazhorancës socialiste, në emër të Kryemnistrit të Shqipërisë se, ne kemi gjithë përgjegjësinë dhe jemi të përgjegjshëm për hapat politikë dhe insituticional dhe ju garantoj që: Nuk ka asnjë vendim dhe sdo të ketë asnjë vendim që cënon interesat e çdo qytetari jo më të një kombi të tërë, që cënon interesat kombëtar dhe rajonale, asnjë vendim që cënon mjedisin, turizmin e këtij vendi. Nuk do të ketë asnjë vendim që do të bjerë në kundështim për atë që kjo mazhorancë është votuar. Nuk do të ketë anjë vendim kundër interesave europianë dhe të NATO-s.
E fundit: Nuk do të ketë asnjë vendim që të shtohet asnjë shqiptar me një ndjenjë antiamerikane që kërkon të mbjellë kryetari hije i opozitës. Këto që thashë janë të kryeministrit të Shqipërisë, të mazhorancës, të Partisë Socialiste. Zonja që ka dalë ka bërë një kërkesë për interespelancë. Kryeministri do të vijë këtu, nëse e kërkoni urgjent, prap kryeministri do të vijë këtu."- tha Ruçi nga foltorja ku vazhdojnë të qëndrojnë deputet e PD-së.
ORA 11:40 NIS SEANCA
Nis seanca parlamentare. Halimi tha se nuk do të ketë asnjë temë tjetër rend dite në Kuvend vetëm kryeministri Rama të japë llogari.
“Nuk ka axhendë tjetër palramenti . Pa ardhur kryeministri nuk mund të vazhdohet me pika të tjera të rendit të ditës “- tha Halimi, deputet i PD-së.
ORA 11:08 DEPUTETET E PD NE FOLTORE NDËRPRITET SEANCA PARLAMENTARE
Deputetet e PD-së kanë shkuar të gjitha në foltore.
Doda: Ftoj të gjithë nënat të vijonë në foltore derisa Rama të vijë të japë llogari. Nëse jeni burra, hajdeni këtu.
Meta: Të jeni të sigurtë që askush nuk dotë kapet për zheleshm, nuk ka nevojë për teatër. Të gjithë deputetet e PD-së vendosen para foltores. Meta ndërpret seancë.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i bashkohet protestës së deputeteve të PD-së.
Meta: Urime, ja edhe ministri i mjedisit u bashkua me ju.
ORA 11:07 META: ÇARMATOSUMI, DODA: TË GJITHË NËNAT NË FOLTORE
Mesila Dode kërkon të flasë, Meta nuk e lejon duke i thënë se po shkel rregulloren.
Meta: Nuk ka pse të vijë kryeministri këtu, ju doni të bëni teatër. Ju me të drejtë këni bërë interpelancë, por ne nuk mundet të veprojmë në kundërshtim me rregulloren.
Doda: Të gjithë nënat po vijnë këtu, për të mirën e fëmijëve tanë, për të mirën edhe të fëmijëve tuaj zoti Meta.
Meta: Sigurisht dhe për të mirën e fëmijëve të mi, por nuk mund të shkel rregulloren, për cdo deputet. Sot shkëlqeu (flet për Berishën) dhe si ambientalist ku është për tu përshëndetur
Meta: Carmatosuni vetë, përpara se të flisni për armët e Sirisë. Sepse çdo gjë do të zhvillohet në mënyrën më transparente dhe pozitive. Jini të qetë.
ORA 11: 05: BERISHA: REFERENDUM OSE PROTESTA MASIVE POPULLORE
Kryeministri të japë llogari urgjent. Kryeministri të anulojë vizitën e tij në Beograd. Sot është në ditën e mashtrimit të madh të vijë Rama të vijë këtu t’i nënshtrohet mocionit, pse se di unë ju të githë do ta votoni pro atë, por ju kam hequr fillin me kohë se jeni për interesa personale. Ne do bëjmë detyrën tonë si opozitë.
Ju kërkoj të mblidhin me urgjencë kryesinë të shquyrtoni çdo ndërhyrje ligjore për referendum me urgjencë. Sepse PD nuk do të pranojë për asnjë çmim qoftë dhe një mbushje të vetme me armë kimike. Harrojeni. Ju japim si rrugë referendum për ndryshe sheshet e rrugët do të jenë plot me protesta masive popullore.
ORA 11: 05 META BERISHES: BESON ME LEHTE NJE TE PANJOHUR SE MUA QE ME PATI NE QEVERI
Meta: E ka më të lehtë të besojë atë ekspertin sesa mua që më pati 4 vjet në Parlament
Berisha: A e kuptoni që është bërë mashtrim, i përmasave makbethian.
Meta: E keni më të lehtë të besoni burime të paidentifuikuara.
Berisha: Kjo nuk është kërkesë e NATO-s por e qeverisë shqiptare. Kërkoj të vijë urgjent kryeministri të japë llogari urgjent.
ORA 11:01 BERISHA: ARMËT KIMIKE I KËRKOI VETË RAMA
“Prej mëse një muaj, një fantazëm frikë e tmerr troket në çdo portë të qytetarëve. Kjo është fantazma e shndërrimit të Shqipërisë në plasdanin e shkatërrimit të një prej arsenaleve më të mëdha të armëve kimike. Vetëm gazi sarin më i tmerrshëm janë 1 mijë ton në territorin e Shqipërisë. Kjo është vetëm një anë, ndërkohë që kryeministri bëri megamashtrimin më të madh në histori partnerëve .
Ai premtoi në Nju Jork vullnetarisht me pasion dhe entuziazëm së pari me një partner jo anëtar të NATO-s se Shqipëria mund të marrë përsipër këtë akt që refuzoi Rusia, një nga sipërfaqet më të madh të planetit. E refuzuan SHBA, Gjermania, Britania, Norvegjia dhe shumë shtete të tjera. I mbeti Shqipërisë e cila në hartë krahasuar me këto vende shëmbëllen me kokër kikiriku. Nuk plotëson asnjë kusht të vetëm.
Sigurisht që Shqipëria çmontoi 16 tonë sepse nuk i mirrte kush të asgjësohej. Ai poligon nukë shtë aspak i garantuar. Pol Walker u tha shqiptarëve se vendimi do të merret nesër.
Del Shqipëria që ka shkatërruar 16 tonë armët kimike të mbetura, sigurisht që do i shkatërronte, se nuk ka Slloveni, Greqi, Kroaci apo Itali karshi! Por atje shkoi kryetari ynë, mbi bazën e marrëveshjes së 20 prillit, (e ka fjalën për marrëveshjen PS-LSI) që u firmos në 100 vjetorin e pushtimit të kalasë së Shkodrës." tha gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri, Sali Berisha.
HALIMI: TE VIJE KRYEMINISTRI
“Çfarë po ndodh dhe çfarë po bën kryeministri shqiptar që po sjell armët kimike në Shqipëri. Çështje më emergjente se kjo nuk mund të ketë parlamenti. Rendin e ditës po e përcaktojnë shqiptarët. Të thirret sot, tani, këtu kryeministri dhe tu japë përgjigje shqiptarëve. Nuk mund të ketë çështje më primare se kjo. Kjo duhet të diskutohet sot. Pra sot nuk mund të zhvillohet seanca, nuk mund të nisë seanca me rendin e ditës nëse kryeministri nuk jep përgjigje për këtë çështje. Zoti kryetar i Kuvendit, thirreni kryeministrin këtu të japë përgjigje”, tha deputeti Halimi.
META: NUK KA VENDIM ESHTE SPEKULLIM
“Duhet të mos biem pre e spekulimeve. Të mos nxisim qytetarët, të rinjtë dhe të reja, që të mos lenë mësimin, pasi nuk mund të vendoset asgjë pa marrë miratimin tonë. Ti zoti deputet ke nevojë të çarmatosesh, pasi keni nevojë të çarmatoseni nga spekullimet, të gjithë ju që keni nxitur këto”, tha Meta duke u përgjigjur kërkesës së Halimit.
ORA 07:35 KUVENDI NE SEANCE PLENARE
Kryeministri Edi Rama, pritet që të zhvillojë një interpelancë në seancën parlamentare që pritet të mblidhet sot në orën 10:00. Veç diskutimeve të tjera, sot pritet të diskotohet edhe në lidhje me asgjesimin e armëve kimike siriane në vendin tonë.
Kjo kërkesë është depozituar vetëm pak ditë më parë në Kuvend nga deputetja e PD, Mesila Doda, e cila për 60 minuta pritet që t`i drejtojë kreut të qeverisë pyetje në lidhje me këtë shqetësim. Kreu i qeverisë tha se nuk ka vendim. Nëse merret kalon në Kuvend.
Vijon ...
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)