Tre identitetet e shtetasve anglez që do prisnin armët kallashnikov të dërguara nga Shqipëria me postë nga Saimir Cullhaj janë emra të rremë bënë me dije burime nga krimet e rënda për REPORTTV.
Lauron Lee, rezident në Uetford, si dhe Lauren Coules e Jake Marchant, që jetojnë në Bedford sipas të dhënave të kutisë postare nuk ekzistojnë si shtetas real në Britaninë e Madhe.
Është kjo përgjigja e mbërritur nga policia angleze për hetuesit shqiptarë pas letër porosis së dërguar ditën e zbulimit të trafikut të kallashnikovëve me postë nga Rinasi.
Pas arrestimit të Sajmir Cullhaj policia ka shpallur në kërkim shtetasin Neritan Faria të dhënat e të cilit i janë dërguar edhe Interpol pasi dyshohet se Faria është larguar jashtë vendit.
Trafiku i armëve me postë nga Shqipëria me tranzit Greqinë e destinacion final Anglinë në adresat e tre shtetasve fiktiv u zbulua më 28 gusht 2017.
Armët u zbuluan nga skaneri ndërsa ishin dërguar me postë expres drejt Anglisë duke u nisur nga zyra e DHL në Durrës zyrë në të cilën u postuan në dy kuti postare nga Sajmir Cullhaj i cili më pas tregoi se këtë postim e kish bërë për llogari të Neritan Farias.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO