ATHINË-Christos Pappas, numri dy në udhëheqjen e organizatës kriminale neonaziste 'Agimi i Artë', është arrestuar. Në arrati që nga dënimi i tij tetorin e kaluar, Pappas 59-vjeç u klap në zonën e quajtur Zografou të Athinës. Pappas njihet si një ndër armiqtë e mëdhenj të shqiptarëve duke bërë deklarata të forta kundër Shqipërisë në mediat greke por edhe shqiptare
Sipas transmetuesit publik ERT, Pappas dyshohet se u arrestua nga policia anti-terroriste në shtëpinë e një personi që e kishte strehuar atë. Ai është transferuar te oficerët e njësisë anti-terrorizëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës.
Në gjyqin e Agimit të Artë, Pappas u shpall fajtor për drejtimin e një organizate kriminale dhe iu dha një dënim me 13 vjet burg. Pappas nuk është parë që nga 1 tetori, kur ai bëri check-in me stacionin e tij lokal të policisë, siç ishte i detyruar të bënte.
Pas vendimit të 7 tetorit që gjykonte Agimin e Artë një organizatë kriminale, policia kishte vënë nën mbikëqyrje udhëheqjen e partisë. Por Pappas nuk mund të gjurmohej.
Pasi gjykatësit vendosën që udhëheqësit e organizatës do të duhet të shohin kushtet e tyre në burg, policia bastisi shtëpinë e Pappas dhe të të afërmve në Atikën perëndimore dhe në Janinë në Greqinë veriperëndimore. Duke dyshuar se Pappas mund të kishte ikur jashtë vendit, policia e Greqisë lëshoi një urdhër arresti Evropian dhe lajmëroi Interpol.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 59
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kretë/ Plagosi me armë 3 grekë gjatë 'festës së beqarisë', arrestohet pas 2 vitesh 'Nardi', bosi shqiptar i krimit dhe kontrollit të lokaleve të natës
17 Mars, 16:09
-
'S'janë miqësore por si finale', Bushi për listën e Kombëtares U-21: I kisha në listë, 2 lojtarë gënjyen! Zgjodhën Kosovën
17 Mars, 14:46
-
Protestat masive dhe mocioni i mosbesimit, Mitsotakis ndryshon kabinetin qeveritar
14 Mars, 11:56
-
Kombëtarja U-21 miqësore me Greqinë në mars
25 Shkurt, 11:17
-
Mero Baze: Berisha po e trajton PD në Athinë si pjesë të 'Agimit të Artë'
23 Shkurt, 21:48
-
Ylli Pata: Përpjekja greke për t’i bërë makjazh Sali Berishës!
23 Shkurt, 12:25
-
Greqi/ Ish-kandidati i 'Agimit të Artë' bën masakër në Larisa, ekzekuton 2 borxhlinjtë dhe më pas vetëvritet! Avokati: Më la amanet funeralin, ishte i sëmurë rëndë (EMRI+VIDEO)
9 Shkurt, 13:17
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
Greqi/ Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq (VIDEO)
18 Nëntor 2024, 12:49
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor 2024, 08:49
-
'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina
5 Nëntor 2024, 09:50
-
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
4 Nëntor 2024, 19:32
ATO QE JANE BERE ARMIQ ME GJENEZEN E BEKUAR NGA ZOTI - E KAN PESUAR KEQ....EDHE KETIJ KRIMBI TE MALLKUAR DO TI Q...N ROPT.
Përgjigju