Armiku i Putin dënohet me 9 vite burg! Lideri i opozitës ruse Navalny u akuzua për mashtrim dhe fyerje të gjykatës

Armiku i Putin dënohet me 9 vite burg! Lideri i opozitës ruse Navalny u akuzua për mashtrim dhe fyerje të gjykatës

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është dënuar me 9 vite burg për mashtrim, ndërsa dënimin do ta kryejë në një burg të sigurisë së lartë.

Vendimin e marrë ndaj udhëheqësit të opozitës ruse, kritikët e Kremlinit e shohin si një përpjekje për të mbajtur në burg armikun më të zjarrtë të Presidentit Vladimir Putin. U vendos gjithashtu se Navalny do të duhej të paguante një gjobë prej 1.2 milionë rubla (rreth 11,500 dollarë), ndërkohë ai ka të drejtën e apelimit të këtij vendimi. 

Navalny, tashmë po vuan 2 vjet e gjysmë në një burg, në lindje të Moskës, pasi ai ishte akuzuar për përvetësim të parave që ai dhe fondacioni i tij grumbulluan gjatë viteve dhe për fyerje të një gjyqtari gjatë një gjyqi të mëparshëm.

Politikani i ka hedhur poshtë akuzat si të motivuara politikisht.  Prokuroria kishte kërkuar 13 vjet burg të sigurisë maksimale për kryetari dhe një gjobë prej 1.2 milionë rubla.  

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim