Armiku në shtëpi! Kush e ka radhën tani?

Armiku në shtëpi! Kush e ka radhën tani?
Ulërima “Allahu Akbar” dhe sulmi që përgjaku Parisin tregon se terrori islamik ka mbërritur tanimë në shtëpinë tonë.
 
Siguria e vendeve europiane tregon që nuk jemi aspak të mbrojtur nga sulme të tilla.
 
Nëse u godit Parisi në një mënyrë aq të frikshme çfarë mund të pritet në shtete më të vogla se Franca?!
 
Sigurisht që ky është sulmi më i frikshëm në Europë dhe mund të krahasohet me 11 shtatorin që ndodhi në SHBA.
 
Terroristët goditën në zemër të Europës dhe askush nuk pati fuqinë t’i ndalte.
 
Kërcënimet drejt Francës kishin kohë që vinin por ose nuk u morën seriozisht ose nuk ishin të aftë sa duhet që t’i parandalonin.
 
Pas një sulmi vdekjeprurës si ai mbi “Charlie Hebdo” pritej që Franca të ishte më vigjilente ndaj sulmeve terroriste, por fatkeqësisht nuk ishte kështu.
 
Gjithë terroristët që kanë kryer sulme vitet e fundit në Francë ishin fytyra të njohur për shërbimet sekrete, por nuk kanë mundur t’i ndalin .
 
Nuk do të jetë çudi që edhe në sulmin e djeshëm autorët të kenë qenë personazhe të njohur të krimit në Francë.
 
Por pjesa më e frikshme e sulmit është fakti që arritën të organizonin një sulm të shumëfishtë dhe ta realizonin atë pa pengesën më të vogël.
 
Ata arritën të siguronin armë dhe bomba në mes të Parisit duke bërë një kasaphanë.
 
Dhe askush nuk vuri re gjë.
 
ISIS prej kohësh kërcënonte Francën dhe Anglinë për sulme të tilla, por transalpinët u gjendën të papërgatitur.
 
Ata kanë kërcënuar gjithashtu edhe Gjermaninë dhe Italinë për shkak se Italia ka dalë kundër xhihadistëve megjithës enuk po lufton në Siri, por edhe për shkak të Vatikanit, vendndodhjes së Papës.
 
Në një deklaratë në rrjetet sociale ISIS ka marrë përsipër sulmet e djeshme dhe ka deklaruar se radhën e ka Roma, më pas Londra dhe Uashingtoni.
 
“Sulmi në Romë, zemrën e krishtërimit është thjesht çështje kohë”, thuhej në deklaratën e tyre.
 
Por a do të ketë fuqi Italia të ndalë fuqinë goditëse të xhihadistëve, apo do të shohim një kasaphanë me përmasa më të frikshme se ajo e Parisit?/Il Giornale/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete