Armina Mevlani ndodhet në sfilatën pariziene të modës dhe i tërhoqi vëmendje fustani i nusërisë i koleksionit të Viviene Westwood.

Ajo ka postuar në profilin e saj fustanin e veshur nga modelja Bella Hadid, i frymëzuar nga  Marie-Antonette, me mëngë të fryra prej tyli, një fund të tejdukshëm dhe pjesën e sipërme me korse.

Bashkangjitur fotos ka shkruar:" Si do të dukem unë nuse".

Nuk dihet nëse Armina ka paralajmëruar një dasmë apo thjesht i ka pëlqyer fustani.

Gjithashtu gjatë vizitës në Paris ajo ka zbukuar edhe pjesë të koleksionit të stilistes Viviene, e cila është frymëzuar nga veshjet tradicionale shqiptare.

Ajo ka ndërthurur tradicionalen me modernen duke sjellë një version ndryshe të veshjes.

Ora 10:08
Armina zbulon se si do të donte të dukej me fustan nusërie
1/0