Armir Mehaj: Refleksion në Kishën e Martirëve ku shërbeu Dom Antonio Sciarra (VIDEO)

Në kishën e Dom Antonio Sciarra, edhe pse kanë kaluar shumë vite, sot ende duket se po takon atë, teksa në çdo hap rreth dhe brenda saj shikon gjurmët e gdhendura aq mjeshtërisht dhe me dashuri nga prifti italian, që u kthye në shpresë për Blinishtin e mbarë Zadrimen, atëherë ku ne shqiptarët rendnim pas shkatërrimit në “emër të lirisë”

E kush nuk ka dëgjuar për dom Antonio, prifti që më gëzhojat e trazirave të 1997 ndërtoi kambanën e Paqes duke rikthyer shpresën e venitur se Shqipëria e asaj kohë zor do të gjente më  paqe e stabilitet.

Në kishën “Martirët Shqiptar” në Blinisht ndërtuar me aq dashur dhe në përkujdesjen e misionarit Italian, ikonë e Kishës pas viteve të Komunizmit në Shqipëri, sapo të hedhesh hapin e parë mbërthehesh nga emocionet e asaj çfarë na la pas dom Antonio.

Në çdo hap përballesh me një simbol pas të cilit është një histori, siç është rulota ku misionari i paqes dhe i shpresës jetoi për një kohë të gjatë pas mbërritjes në Shqipëri Më tej simbolika e martirëve shqiptar, dikund aty pranë ajo e vajzave të  humbura të Zadrimës në vitet e Shqipërisë së pas komunizmit, dikund tutje historitë e shkatërrimit të Kishës dhe persekutimit të klerit në Shqipëri e plot gjurmë të tjera që duket sikur të kaplojnë në të shkuarën që sot mban ende gjallë dom Antonion.

Dikund pranë kishës mes simbolesh për paqe e dashuri përballesh dhe me vendin ku prehet dom Antoni, i cili pati lënë amanet që shtëpia e tij e fundit të ishte Blinishti, Zadrima e Kisha të cilën ja kushtoi martive shqiptar duke e kthyer në një qendër të madhe pelegrinazhi dhe të turizmit historik.

“Është e vërtetë se Italia është duke u treguar solidare me Shqipërinë! Por në realitet jemi edhe duke paguar një borxh moral lidhur me të shkuarën” shkruante ndër të tjera në ditarin e tij Dom Antonio.

Dom Antonio me kontributin e tij sot fluturon ne mjaft prej tregjeve europiane fal prodhimeve “Made in Albania” përmes  nxitjes dhe kontributit që dha për shumë të rinj të Zadrimës që sot janë  prodhues.

Zadrimoret në çdo kënd takojnë kontributin e misionarit Italian që siç thonë ishte veç  për paqe e bashkim, për tolerancë e bashkëpunim, duke rindërtuar rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, sisteme ujitëse e mësoi vendasit se si ata mund të jetonin me dinjitet e forcat e tyre. 

Atëherë ku Dom Antonio i derdhi gjithë energjitë për token tonë, por dhe sot kur mediton rreth asaj çfarë ai na la pas kupton se “Shqipëria nuk është as e mallkuar e as e harruar prej Zotit”. E një prej Bekimeve të Tij ishte dhe mbërritja në Shqipëri e Dom Antonios, i cili sot prehet aty ku nderohet edhe pas vdekjes duke mbetur shembulli më i mirë ndër Zadrimorë e mbarë shqiptarët.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedi: 04/08/2024 10:55

    Ishte njeri qe na la pas kujtime te bukura dhe kontribute te gjalla. Bravo ARmir dhe Shqiptarja.com si gjithnje me shkrime te vecanta

    Përgjigju
  • Ben: 03/08/2024 22:04

    Bravo. Kujtesë e merituar per Dom Antonio

    Përgjigju
  • Ben: 03/08/2024 22:03

    Bravoooo. Kujtesë e merituar për dom Antonio

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot