Këto momente në videon mëposhtë tregojne vajzën e naftëtarit të ARMO. Ishte lutja e saj që preku babain e revoltuar, i cili vendosi të tërhiqej ndaj protesta e nisur.
Ky baba, i 4 fëmijëve, (më e vogla e shihni në video) qëndroi rreth 3 orë në oxhakun 50 metra të lartë nën kërcënimin se do të hidhej e do të flijohej pasi kompania ARMO nuk e ka paguar për punën e bërë. Quhet Agim Myrdini, 62 vjeç prej 12 vitesh punonjës i rafinerisë së naftës në Fier, ARMO.
Agimi zgjodhi këtë lloj proteste për shkak se nuk është paguar prej 4 muajsh nga kompania e naftës. Po kështu dhe kolegët e tij, që protestonin poshtë oxhakut në mbështetje të Agimit. Një negociator, punonjës i administrates se rafinerise garantoi Agimin se do paguhet, mjafton të heqë dore nga protesta ekstreme.
Ai i garantoi se Agimi do të marrë pagën e tij në bankë dhe po kështu dhe kolegët e tij, naftëtarë.
Ata kanë gjithashtu prej 2 vitesh që nuk u paguhen as sigurimet shoqërore.
62-vjeçari zbriti nga oxhaku pas 3 ore proteste, ndersa Report TV e Shqiptarja.com po ndjekin ne vijimesi ceshtjen e pageses ndaj tij.
Familja: Morëm 3 paga sot, do lajmë borxhet
Pavarësisht premtimit, naftëtari nuk i merr 4 pagat, por vetëm 3.
“Morëm 3 paga, rreth 1 milion lekë të vjetra dhe do paguaj borxhet se kemi 4 muaj që hamë me para borxh”. Kështu shprehet e shoqja e Agim Myrdinit në një prononcim për Shqiptarja.com.
Ngjarjen e përcolli nga vendgjarja, gazetari Kristaq Thano.
Agim Myrdini ne spitali, pasi zbriti nga oxhaku ku kercenonte te hidhej per mos marrjen e pages
Ngjarja
Agim Myrdini u ngjit në orën 08:30 të paradites së sotme në oxhakun e lartë duke bërtitur, ‘nëse nuk marr paratë, do të hidhem’.
Ndërsa ai ka zgjedhur të protestojë në këtë formë kolegët e tij naftëtarë protestuan në këmbët e oxhakut mbi të cilin qëndronte Myrdini.
Babi i 4 fëmijëve punon prej 12 vitesh në këtë kompani. Ne muajin nentor paga e tij u vonua 4 muaj, me nisjen e vitit te ri, 2017, paga sërish u vonua. U mbushën 4 muaj, pa marrë rrogën. Mbi 20 muaj pa sigurime shoqërore. Agimi vendos të protestojë në mënyre ekstreme.
Vendos të ngjitet ne oxhakun më të larte të rafinerisë së naftës. Lartësia e ndërtesës nga ku kërcënoi të hidhej punëtori arrin deri në 50 metra. Merr dhe nje shishe bezine me vete duke kercenuar se do e hedhe mbi trup e do i vendose flaken.
Pas qëndrimit më shumë se 2 ore e gjysëm në oxhak, një negociator, punonjës i administratës së rafinerisë mbërrin në vendngjarje dhe nis negociatat. Ai i premton Agimit dhe shokëve të naftëtarit se do të marrin lekët deri në qindarkën e fundit. Naftëtarët shprehen mosbesues. Negociatori i thotë Agimit, se paratë janë në bankë dhe duhet të zbresë t’i tërheqë.
"“Po shkoj me gruna tëndë në bankë. Do i marrësh të gjitha sipas kontratës”, i tha negociatori, ndërsa Agim Myrdini nga lart i thotë se, ‘ti gënjen. Nuk ta kam besën”.
Ndërkaq fëmijët e Agimit dhe e shoqja me lot në sy i luteshin që naftëtari të zbriste poshtë.
E ndërsa vajza poshte bërtet dhe i lutet të zbresë, me ndihmën e një shefi policie të Fierit, Agimi pranon. Zbret më vështirësi nga oxhaku i lartë pasi hekurat që përdori si shkallë nën temperaturat e ulëta e pengonin të lëvizte lirisht. Gjithë skena përcillet me ankth nga poshtë.
Pasi vë këmbët në tokë, naftëtarët shpërthejnë në duartrokitje. Por nuk munguan dhe thirrjet;
“Duam paret tona!”.
[gallery]20712[/gallery]
Naftëtari: Vajza ka ditë pa ngrënë, s'ua kam besën më punëdhënësve
Agim Myrdini, naftëtari shprehet se nëse nuk merr pagat e prapambetura, do të protestojë sërish nesër. Nga shtrati i spitalit ku ndodhet i shtruar aktualisht rrëfen momentet që ka perjetuar ne oxhakun 50 m të lartë.
“Vajza ka ditë pa ngrënë. Tensioni bën punën e tij, mosha... Vajta kaq vite në rafinerinë e naftës dhe sot vuaj për bukën e gojës”. Kështu u shpreh naftëtari tha për Report Tv nga spitali rajonal i Fierit ku ndodhet i shtruar pasi zbriti nga oxhaku 50 metra i lartë i rafinerisë së Fierit.
Sot Myrdini tentoi të veteflijohej duke hipur në një lartësi prej 50 metrash në shenjë proteste për pagat e munguara prej 4 muajsh.
Në gjendje të rëndë psikologjike, Myrdini rrëfen kaluarin e vuajtjeve vitet e fundit në punën e tij si naftëtar i ARMO. Lexo Ketu
Agron Peshku: Po s’u paguam nesër 5 veta digjemi me benzinë, fëmijët qajnë, ai nuk mund të zbresë
Në një lidhje për Report Tv, Agron Peshku, prej 40 vitesh punonjës i kësaj kompanie shprehet se 5 prej tyre nesër do të digjen me benzinë nëse nuk marrin rrogat.
Ai deklaron se në këtë kompani janë të punësuar 150 persona që prej 4 muajsh kanë vështirësi ekonomike për të ushqyer 150 familjet e tyre.
“Ka dy orë që qëndron atje lart, tani nuk zbret dot, është mpirë fëmijët qajnë këtu poshtë dhe i luten të zbresë. Nesër 5 veta do të digjemi me benzinë nëse nuk na japin rrogën. Këtu nuk ka ardhur njeri, vetëm televizionet dhe polici që rri poshtë. Jemi në dorë të Zotit. Ata nuk na kanë paguar sepse nuk duan, kështu na ka ka thënë”, shprehet ai.