Ish-burgu i Shkodrës, i kthyer tashmë në Muzeun e Dëshmisë së Kujtesës, vend ku kardinali Ernest Troshani, u burgos dhe kaloi një sërë torturash nga regjimi komunist, u vizitua nga afër nga Arqipeshkvi i Firences, Kardinali Giuseppe Betori dhe një delegacion i atit të shenjtë, Papa Franceskut.
"Që nga fillimi i ekzistencës së kishës vuajtjet kane qene pjese e jetës se martireve. Është nje vazhdimësi e asaj që është martirizimi i Krishtit dhe martirizimi i shume personave qe per besimin e tyre kane pranuar vuajtet si keto qe pash sot ketu. Ne duhet te jemi falenderues martireve te pare. Edhe kohet e fundit urrejtja ndaj religjionit paraqitet ne menyra dhe forma te ndryshme, por pavaresisht kesaj ka arritur te perballoj ne misionin e perhapjes se ungjillit ashtu si ne fillesat e jetes se krishtere.Ne duhet te nderojme me pervujtni dhe perulje gjithe martiret ata qe kane vdekur dhe ata qe jane gjalle siç Kardinalin tone te dashur Ernest Troshani”, tha Arqipeshkev i Firences, Kardinal Giuseppe Betori.
Vuajtjet që Troshani dhe martirë të tjerë të Kishës Katolike kaluan në qelitë e këtij burgu, i rrëfeu vetë kardinali i mbijetuar, i cili tha se kurrë nuk duhet humbur besimi në Zot. Katedralja e Shën Palit në Tiranë mbajti një meshë për kalvarin 18-vjeçar të Dom Ernest Troshanit, i cili u burgos vetëm pse në vitin 1963 mbajti një meshë pas vdekjes së presidentit amerikan Xhon Kenedi.
Në kishën katolike në kryeqytet u përurua dhe busti i një nga tre kryengjejve të Zotit, dhuratë nga Ati i shenjtë për kardinalin e vetëm shqiptar, Ernest Troshani. Gjatë kësaj vizite në vendin tonë, Arqipeshkvi i Firences, Kardinali Giuseppe Betori u prit edhe nga Presidenti Bajram Begaj.