Një automjet ka marrë flakë mbrëmjen e kaluar në qendër të qytetit të Beratit. Automjeti tip ‘Mercedes Benz CClas, me targa AB 161,ishte duke qarkulluar nga qendra e qytetit në drejtim të Urës së Varur, kur ka marrë flakë në pjesën e përparme të tij.
Flakët janë shfaqur fillimisht në kofano dhe më pas i gjithë mjeti është përfshirë nga flakët. Drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar nga fshati Tapi në Kuçovë, ka dalë menjëherë nga mjeti ,sapo ka parë flakët e para.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe forcat zjarrfikëse, që kanë neutralizuar flakët dhe kanë fikur zjarrin që ishte përhapur në të gjithë automjetin. Mendohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në motor, ndërkohë që dëmet e shkaktuara janë të mëdha.