Arquette dhe Cox, ndahen përfundimisht

Arquette dhe Cox, ndahen përfundimisht
Në përvjetorin e tyre të trembëdhjetë, David Arquette ka paraqitur kërkesën për shkurorëzim nga Courteney Cox. Çifti hollivudian, i cili është ndarë qysh në tetor të vitit 2010, është menduar se do të pajtohej, por nga ribashkimi me sa duket nuk do të ketë asgjë. Në letrat e gjykatës, sipas “TMZ”, aktori 40-vjeçar ka cituar dallimet kontradiktore si arsye për shkurorëzim dhe se është duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët të vajzës së tyre, Cocos tetëvjeçare. Në procedurën e shkurorëzimit aktori do të shkojë pa avokat dhe do të përfaqësojë vetveten. Edhe pse nënshkroi dokumentet për shkurorëzim në mars, Arquette ka pritur gati tre muaj që t'i dorëzojë në gjykatë, pikërisht në ditën kur feston trembëdhjetëvjetorin e kurorëzimit me yllin e serisë televizive "Friends", shtatë vjet më të madhe se ai.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari