Arratia e "Drenicës", avokatja:
Sami Lushtaku ndodhet në klinikë

Arratia e "Drenicës", avokatja:<br />Sami Lushtaku ndodhet në klinikë
Ekipi mbrojtës i Sami Lushtakut ka informuar Zv/Drejtorin e Përgjithshëm për Siguri Sokol Zogaj, se Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashari janë arratisur sot rreth oreks 13:30 minuta nga QKUK-ja.

Avokatja e Lushtakut Luljeta Gjinovci, nga ekipi mbrojtës dhe vetë i biri i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku, thanë se Sami Lushtaku është në QKUK, dhe se nuk do të lejojnë që ata të transferohen në qendrën e paraburgimit në veriun e Mitrovicës, që sipas tyre, aty ekziston një pasiguri totale.Avokatja Gjinovci nga ekipi mbrojtës, deklaron se Lushtaku vazhdon të jetë brenda QKUK-së.Gjinovci: Nuk është e vërtetë se Lushtaku është arratisur

“Absolutisht nuk është e vërtetë, ata qëndrojnë në hapësirat e QKUK-së, nëse drejtori i klinikës e luan rolin e hetuesit ajo është diçka tjetër, por ai qëndron këtu, në hapësirat e QKUK-së, për këtë arsye ka ardhur edhe shefi i prokurorisë speciale të Kosovës, që ta arrijmë një marrëveshje që do të jetë e përshtatshme për të gjitha palët, dhe e pranueshme për të gjitha palët”, ka thënë ajo.

Ajo tha, se sot kanë mbajtur një takim ku edhe kanë pasur një ofertë nga shefi i prokurorisë speciale të EULEX-it, Jonatel Ratel, i cili, sipas saj, i ka ftuar në zyrën e tij bashkë me Sami Lushtakun, që të arrijnë një marrëveshje për të ndryshuar urdhrin q ë është lëshuar nga kryetari i grupit gjykues.

Gjinovci: Në veriun e Mitrovicës ekziston një pasiguri totale

“Ky urdhër, në këtë urdhër pretendohet, se është për të mirën dhe sigurinë e të mbrojturit të zonjës Luljeta Gjinovcit, në fakt aty ekziston një pasiguri totale sepse transferi i ish-pjesëtarëve, komandantëve, zëvendëskomandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veri, ku i gjithë stafi përbëhet 100 për qind prej serbëve, nuk krijon siguri por ka zgjuar një shqetësim të madh sikur te mbrojtja, pjesa e ekipit mbrojtës, tek familjarët dhe të gjithë ata që janë dhe do të jenë të involvuar në këtë proces. Mbrojtja ka kërkuar unanimisht të gjithë mbrojtësit edhe të të pandehurve të tjerë ashtu edhe të zotit Sami Lushtaku që seanca mos të mbahet fare në gjykatën themelore të Mitrovicës në veri, për shkak të interesimit të madhë të mediave dhe pjesëmarrës të tjerë sikur familjarët e të pandehurve, ata jo që nuk e kanë përfillur, por kanë ardhur me një urdhër dje dhe kanë kërkuar transferimin e të pandehurve në burgun e Mitrovicës në veri”, ka thënë ajo.

Sipas tyre, qysh dje ekipi mbrojtës ka shprehur shqetësimin lidhur me urdhrin që iu është lëshuar, thonë se iu kanë drejtuar shefit të EULEX-i e edhe baroneshës Ashton. Madje, atë urdhëresë ata e quajnë të jetë më shumë ndikim i Beogradit.

Gjinovci: Qendra e paraburgimit në veri menaxhohet nga kriminelët serb

“Dihet se menaxhohet nga kriminelët serb, janë të stacionuar vetëm kriminelë serb, emblemat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të transferohen në qendrën e paraburgimit në veri të Mitrovicës është i papranueshëm për ne”, ka thënë ajo.

E i biri i Lushtakut, Mërgim Lushtaku, thotë se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllim të tyre. Ai thotë se ‘Grupi i Drenicës”, nuk pranon as sesi të shkoj në qendrën e paraburgimit të veriut të Mitrovicës.

Ndryshe, protesta e një grup njerëzish që e kundërshtojnë transferimin e Sami Lushtakut, në veriun e Mitrovicës ka zgjatur sot për gjatë gjithë ditës. Ata kanë qëndruar në hyrjen e repartit të kardiologjisë dhe nëpër korridore ku nuk i kanë lejuar mediat të hyjnë brenda./G.Kadrija/

Prokurori i EULEX-it Ratel arrin në QKUK, negociohet dorëzimi i Lushtakut

Ora 18:35 Në këto momente, në QKUK ka arritur edhe shefi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Jonathan Ratel. “Nuk e di se çfarë është duke ndodhur”, ka deklaruar Ratel para gazetarëve.

Avokatja e Sami Lushtakut, Luljeta Gjinovci dhe i biri i tij Mërgim Lushtaku si dhe një anëtare e ekipit mbrojtës të tyre, kanë dalë para pak çastesh para mediave dhe kanë demantuar lajmin se Sami Lushtaku dhe dy të tjerët, Ismet Haxha dhe Hisni Thaqi, janë arratisur.

Thonë se ata gjinden brenda në QKUK, ndërsa për protestën thonë se është bërë në kundërshtim të transferimit të ushtarëve të UÇK-së në veri.

Avokatja dhe i biri i Lushtakut, thanë se në atë pjesë ata ndihen të pasigurt, ngase e gjithë ai vend udhëhiqet nga serbët, andaj kërkojnë që paraburgimi tu vazhdohet në Prishtinë.

Policia hesht, familjarët thonë se Lushtaku është në QKUK

Ora 17:55 Policia e Kosovës ende nuk po jep ndonjë deklaratë s a i përket arratisjes apo jo të Sami Lushtakut se bashku me dy shokët e tij nga Grupi i Drenicës. E familjarët thonë se ai nuk është arratisur.

Reporteri i KoosvaPress i cili është në vendin e ngjarjes, se protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në hyrjen e repartit të kardiologjisë dhe nëpër korridore.

E pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nuk duket të jenë këtu për të zbrazur hyrjen e klinikës.

Edhe pse orë më parë Sokol Zogaj, zv/drejtor i përgjithshëm për operativ dhe siguri, i ka thënë KosovaPress-it se Lushtaku është arratisur.

Orë më parë i biri i Sami Lushtakut, Mergimi tha se do të prononcohet së bashku me avokatin e tij, por ai nuk po e bënë një gjë të tillë.

KosovaPress, është duke qëndruar qysh në fillim pranë QKUK-së dhe po përcjellë nga afër ndodhitë.

Policia e Kosovës nga ora 14.30 të pasdites, ka marrë urdhër, që të krijojë ‘Unazën e çeliktë’, e cila krijohet në të gjitha daljet e qytetit. Kësaj radhe ajo është bërë në kërkim të grupit të Drenicës, të cilët janë arratisur nga Qendra Klinike Universitare, duke mos pranuar kështu që të transferohen në burg, në veri të Mitrovicës.

Sipas burimeve të KosovaPress, brenda policisë së Kosovës, Policia në këtë lloj aksioni, po ndalon çdo veturë të dyshimtë dhe çdo automjet të madh, ku ekziston mundësia të fshihen njerëzit.

Aksioni i policisë po vazhdon ende, në kërkim të grupit të Drenicës.

Protestuesit futen në klinikën ku qëndronte Lushtaku

Ora 16:23 Protestuesit të cilët kundërshtonin transferimin e Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës a po pjesëtarët e të ashtuquajturit ‘Grupi i Drenicës’, në burgun serb të Mitrovicës, tashmë kanë hyrë në objektin e Radiologjisë përkatësisht pranë dhomës ku sipas tyre gjendej Sami Lushtaku.

Me të provuar gazetarët të futen brenda, ata i kanë dëbuar duke mos i lënë as të qëndrojnë në korridor e as të filmojnë.

Zyrtare: Konfirmohet arratisja e Grupit Drenica

Ora14:15  Drejtori për siguri i shërbimit korrektues për Kosovën, Sokol Zogaj, ka konfirmuar për KosovaPress, se Ismet Haxha, Sami Lushtaku dhe Sahit Jashri janë arratisur sot nga QKUK-ja rreth orës 13:30.

Ai thotë se nuk kanë më asnjë informatë nga Policia e Kosovës.

Përkundër konfirmimit që Sami Lushtaku, Ismet Haxha dhe Sahit Jashri janë arratisur, djali i Sami Lushtakut, Mergimi ka thënë për KosovaPress se Sami Lushtaku është brenda në sallën ku ka qëndruar tash e një kohë.

Ai thotë se nuk iu është lejuar familjes të takohen me Lushtakun, ndërkohë ka paralajmëruar se së bashku me avokatët, pas pak do të sqarohet e gjitha ajo që po ndodhë.

Rritet numri i protestuesve që përkrahin ‘Grupin e Drenicës’

Ora 14:10  Është rritur numri i protestuesve të cilët po kundërshtojnë transferimin e Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha... apo pjesëtarët e të ashtuquajturit ‘Grupi i Drenicës’, në burgun serb të Mitrovicës.

KosovaPress mëson se numri i protestuesve para Kardiologjisë për momentin është rreth 30 persona, me të cilët po diskuton edhe djali i Sami Lushtakut.

A u arratis Sami Lushtaku?

Ora 13:46 Po vazhdon protesta kundër transferimit të Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha... apo pjesëtarët e të ashtuquajturit ‘Grupi i Drenicës’, në burgun serb të Mitrovicës. Ndërkohë flitet se Sami Lushtaku është arratisur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Edhe pse familjarët po qëndrojnë brenda objektit ku janë të shtrirëtëdyshuarit e Grupit Drenica, flitet se njëri nga doktorët iu ka thënë mediave se Sami Lushtaku nuk gjendet në QKUK, megjithatë deri më tash KosovaPress nuk ka arritur të konfirmojë një gjë të tillë.

Grupi i Drenicës refuzon të shkojë në Burgun e Mitrovicës

Ora 12:40 Është tensionuar situata në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku janë të shtrirë të paraburgosurit, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Ismet Haxha... apo pjesëtarët e të ashtuquajturit Grupi i Drenicës.

Burime të Gazetës Express thonë se ata po refuzojnë të transferohen në Burgun e Mitrovicës, i menaxhuar nga serbët.

Dje, Gjykata vendosi t’i dërgojë ata në Veri të Kosovës. Komandantët e Grupit të Drenicës po refuzojnë të transferohen, situata është e rëndë, ka thënë burimi i gazetës.

Njerëz të afërt me ish-komandantët e njohur të luftës, i kanë thënë Expressit se ata nuk dëshirojnë të shkojnë në këtë burg të menaxhuar nga serbët.

Ekziston rreziku se ata nuk do të dalin të gjallë nga ai burg, pasi serbët e menaxhojnë tërësisht këtë burg, ka thënë burimi i gazetës.

Gazeta Express merr vesh se Ministria e Drejtësisë dhe vetë Hajredin Kuçi kanë qenë në bisedime me EULEX-in dhe kanë qenë në dijeni se Grupi i Drenicës do të transferohet në Veri me vendim gjykate.

Nga Grupi i Drenicës, jashtë QKU-së, aktualisht ndodhet Sylejman Selimi. Ai dje është dërguar në Dubravë.

Marrë nga Kosova Press
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike