TIRANE- Mbi 60 emigrantë sirianë dyshohet se u arratisën nga qendra e azilkërkuesve në Babrru dhe Qendra e Mbylljes së Emigrantëve të Parregullt në fshatin Kareç të Vorës. Megjithëse në këto dy qendra janë përqëndruar efektivë shtesë të repartit FNSH, kushtet e këqija ku mbahen emigrantët sirianë, dyshohet se i kanë detyruar këta të fundit të arratisen jashtë mureve të këtyre dy qëndrave.
Por lidhur me këtë ngjarja ka reaguar Ministria e Brendshme, e cila mohon faktin se ndonjë shtetas azilkërkues, pjesë e marrëveshjeve të shtetit shqiptar me palë të treta, të jetë arratisur nga Qendra përgjatë vitit të fundit. Ministria e Brendshme sqaron se Institucioni i Pritjes së Azilkërkuesve në Babru në Tiranë, nuk ruhet me forca të posaçme policore, pasi ajo është një Qendër e hapur.
Në reagimin e MB theksohet se “Qendra funksionon sipas parametrave ndërkombëtare të pritjes së azilkërkuesve, fëmijët e shtetasve që kanë kërkuar azil në Shqipëri janë të regjistruar në kopshte apo shkolla publike, madje ka edhe të punësuar me kohë të pjesshme. Përgjatë vitit organizohen vizita në pika turistike, në bashkëpunim me operatorë privatë. Për të lehtësuar komunikimin me familjarët është krijuar një sallë interneti, si dhe është ngritur një bibliotekë. Për shtetasit e huaj që jetojnë në Qendrën pritëse, punon një staf me psikolog, përkthyer, punonjës social dhe janë në shërbim 24 orësh 1 mjek dhe 2 infermierë”.
“Institucioni, gjatë kësaj periudhe ka qenë i monitoruar nga Organizata ndërkombëtare të njohura apo vendase, që merrem me të drejtat e njeriut dhe specifikisht me trajtimin e emigrantëve, si UNHCR, Avokati i Popullit, etj.”, thuhet në reagimin e MB.
60 sirianë largohen nga qendra e azikërkuesve
Dyshohet se shumë nga sirianët e larguar janë ndihmuar më pas nga persona nga jashtë këtyre dy qendrave, duke arritur t’i shpëtojnë ndjekjes së policisë. Pjesa më e madhe e sirianëve të arratisur nuk janë ndaluar nga policia, pasi grupe të ndryshme kanë arritur të bien në kontakt me grupet kriminale, ku kundrejt pagesave kanë arritur të shkojnë afër kufirit, duke kaluar në vendet fqinje.
Shifra prej 60 personave të arratisur nga këto qendra, është arritur brenda një afati 2 mujor. Njerëzit e pakënaqur nga kushtet higjeno-sanitare, janë larguar duke kapërcyer muret, dhe një pjesë e tyre nuk është arritur të ndalet. Gazeta “Shqiptarja.com”, pak kohë më parë paralajmëroi një situatë të tillë, ku shumë emigrant sirianë ishin ngritur në revoltë, ndaj kushteve jo të mira në qendrën e emigrantëve në Kareç të Vorës.
Kushtet higjenike
Si pasojë e numrit të madh të emigrantëve të huaj që janë mbyllur gjatë kësaj kohe në këto dy qëndra shumë persona janë prekur nga viruse të ndryshme. Gazeta “Shqiptarja.com” në muajin nëntor 2014 ka mësuar se prej disa ditësh një autoambulancë e ministrisë së Shëndetit qendron pranë qendrës në Vorë, me qëllim dhënien e ndihmës së parë për personat e prekur nga virueset infektive dhe sëmundjet e ndryshme. Mes emigrantëve ka dhe gra shtatzana dhe fëmijë të vegjël, të cilët sipas burimeve mjekimi është i nevojshëm thuajse çdo ditë.
Në ditë të veçanta, emigrantët nga Siria organizohen dhe kërkojnë takime me drejtuesit e kësaj qëndre, duke i kërkuar t’i lejojnë të dalin jashtë, pasi nga kushtet e vështira higjeno-sanitare, u rrezikohet jeta e fëmijëve. Gazeta mëson se shumë prej tyre janë përpjekur të dalin jashtë nga muret rrethues, por këto përpjekje janë ndaluar me forcë nga efektivët e Forcave të Ndërhyrjes Shpejtë. Shpesh herë FNSH-së i është dashur të përdorë dhe dhunën fizike për të mbajtur nën kontroll emigrantët e huaj të mbyllur në këtë qëndër.
Karvanet e sirianëve
Lufta në tokën siriane ka detyruar grupe të ndryshme civilësh që të udhëtojnë në karvane, drejt vendeve më të qeta për të bërë jetën e tyre. Drama e Sirisë shfaqet pothuajse çdo ditë në kufijtë e Shqipërisë. Një dyndje e vërtetë refugjatësh klandestinë ndodh nga Greqia drejt Shqipërisë.
Një pjesë e refugjatëve të luftës kapën nga policia si klandestinë dhe kthehen mbrapsht për në Greqi. Mbi 76 persona u kapen nga policia pak ditë më parë si pjesë e një karvani, duke ecur në këmbë në tokën shqiptare, ndërsa më vonë 24 të tjere u kapën duke u transportuar me automjete. Të gjithë këta emigrantë të parregullt që ndalohen nga policia izolohen në Qendrën e Mbylljes së Emigrantëve të Parregullt në fshatin Kareç.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Dhjetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO